DPT: Rriten të ardhurat nga TAP dhe kontributet shoqërore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se vazhdon performanca e mirë e të ardhurave nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale dhe kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se vazhdon performanca e mirë e të ardhurave nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale dhe kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore si pasojë e aksionit të informalitet të pagave, por edhe thirrjeve të vazhdueshme për vetëpërmbushje dhe reflektimit të bizneseve.

“Falenderojmë bizneset, që vazhdojnë të rrisin pagat në funksion të pensioneve dinjitoze”, thuhet në njoftimin për shtyp të DPT-së.

DPT bënë të ditur se në maj 2025 kontributet u rritë me 8.2% ndaj planit dhe 12% ndaj faktit.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) u rrit me 17.2% ndaj planit dhe 17.83% ndaj faktit.

Ndërsa referuar 5-mujorit 2025 kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë rritur me 3 miliardë lekë më shumë se plani ose 4.52% më shumë.

DPT informon se krahasuar me faktin e vitit të kaluar, rritja është 7.7 miliardë lekë më shumë, ose 12.1% më shumë.

“TAP regjistroi 4.5 miliard lekë më shumë se plani për 5 mujorin 2025, ose 15.33% më shumë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, rritja është 7 miliard lekë, ose 26.26% më shumë”, thuhet në njoftimin për shtyp të DPT-së.

Ky trend pozitiv i të ardhurave, sipas DPT-së “është tregues i qartë i performancës së mirë fiskale dhe administrimit efektiv të sistemit tatimor”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit…