Hoxha: Integrim në sportet olimpike të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, sot u prezantua nga zëvendësministri i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”.


Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, sot u prezantua nga zëvendësministri i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se ka nisur një rrugëtim i ri për sa i përket mbështetjes së sportistëve elitarë, ku tashmë sportistët nuk janë më duke protestuar, por trajtohen në mënyrë të veçantë si për shpërblimet e tyre, si për përgatitjen e tyre, por edhe pjesëmarrjen në universitete pa konkurs, por edhe për grada honorifike që kanë në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ligji aktual për sportin ka në vëmendje edhe tre orë në javë për edukimin fizik që është një gjë e shtuar dhe pozitive për sa i përket jetës sportive. Ligji aktual e ka vëmendjen edhe në infrastrukturë, ku do të përmendim ndërtimin e disa stadiumeve, por edhe qendrave olimpike, si edhe ndërtimin e palestrave sportive përkrah shkollave. Unë besoj që për sa i përket ligjit antidoping apo pastërtisë në sport edhe kjo është një gjë shumë e mirë në ligjin aktual. Vëmendja e qeverisë është goxha e madhe për sa i përket sportit dhe unë besoj si aktor dhe si pjesë e sportit që ka dhe shumë gjëra për t’u bërë”, pohoi Hoxha.

Sipas zv/ministrit të Arsimit dhe Sportit, projektligji për sportin ka për qëllim rritjen efikasitetit të zbatueshmërisë së këtij ligji për disa ndryshime, zgjerimin e formës së organizimit të disa organizatave sportive, sigurimin e integrimit të gjithë veprimtarisë së sportit olimpik special për fëmijë e të rritur me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri.

“E gjithë kjo ka nisur nga një takim i Këshillit të Lartë të Sportit ku u pa e nevojshme për disa ndryshime në këtë ligj. Me kalimin e kohës, çdo ligj ka nevojë për përmirësime, dhe një nga çështje që është ngritur është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale. Ka një vakum në ligjin aktual dhe pjesa më kryesore është përfshirja e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi speciale në aktivitetet olimpike speciale”, tha Hoxha.

Zv.ministri i Arsimit dhe Sportit nënvizoi faktin se ky projektligj është në përputhje të plotë me programin e Këshillit të Ministrave për aktet ligjore në fushën e sportit dhe mundëson shtrimin efektiv të funksioneve rregullatorë dhe mbikëqyrës të shtetit.

“Projektligji është në përputhje të plotë me angazhimin e qeverisë për zhvillimin e sportit, ndërsa ky projektligj është publikuar për konsultim publik edhe në regjistrin elektronik të njoftimeve. Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e sportit dhe nëpërmjet tij do të krijojmë kushte të përshtatshme për rritjen e efikasitetin e transparencës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sport si edhe do të synojë gjithëpërfshirjen e veprimtarisë sportive olimpike speciale për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale”, cilësoi ai.

Hoxha shtoi se me miratimin e këtij projektligji synohet zgjerimi i formës së organizimit të organizatave sportive në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

“Një përparësi e projektligjit është synimi i një financimi të qëndrueshëm të organizatave sportive në Republikën e Shqipërisë. Synohet krijimi i një Qendre Arbitrazhi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sportive dhe jo vetëm”, theksoi Hoxha.

Burimi ATSH

Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.