Reformë në sektorin audiovisual, MEKI dëgjesa me profesionistët e filmit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një dëgjesë me profesionistë të industrisë së filmit dhe audiovizualit, për të diskutuar sfidat dhe potencialet e këtij sektori që gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë shqiptare, por që ende përballet me vështirësi të shumta.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale momente nga ky takim, ku morën pjesë emra të njohur të skenës kinematografike shqiptare, producentë, regjisorë, skenaristë, autorë dhe përfaqësues të tjerë të industrisë kreative.

Gonxhja bëri të ditur se, diskutimet në këtë takim, u përqendruan në disa çështje kyçe, si: nevoja për përmirësime ligjore në sektorin kinematografik dhe audiovizual, që të pasqyrojnë realitetin dhe zhvillimet bashkëkohore; rritja e fondeve publike për prodhime filmike dhe krijimtari të reja dhe mbështetje alternative; lehtësira fiskale për nxitjen e tregut vendas dhe tërheqjen e investimeve të huaja; si dhe mbështetje e cilësisë artistike dhe zhvillimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për industrinë kreative.

“Kjo dëgjesë përbën hapin e parë të një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, ku grupet e interesit ftohen të japin kontributin e tyre në funksion të reformimit të kuadrit ligjor dhe ndërtimit të një strategjie afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë”, shkroi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave të fundvitit, pritjen tradicionale…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia