Turistët mbushin qytetin, Rama ndan pamjet: E diel në Berat

Arkitektura e rrallë e këtij qyteti, trashëgimia që mbart e bëjnë këtë qytet vërtet të rrallë.


Berati vijon të jetë ndër destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.

Edhe këtë të dielë të parë qershori “qyteti i një mbi një dritareve” është mbushur nga turistë të cilët njihen nga afër me historinë e qytetit muze.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga turistët e shumtë në qytet.

“E diel në Berat”, shkruan Rama.

Me shtimin e turistëve në qytetin e një mbi një dritareve po shtohen përditë kapacitetet akomoduese dhe infrastruktura për ta bërë qytetin jo vetëm më të aksesueshëm por edhe një përvojë të paharruar që do i rikthejë vizitorët. Hotelet, bujtinat, tabelat në sitet e trashëgimisë, rikonstruksioni dhe mirëmbajtja kanë bërë që në Berat shifrat e vizitorëve të njohin vetëm rritje.

Tabja si quhet kulla e kalasë së Beratit që sheh mbi luginën e Osumit dhe mbi qytet si duket nga pamjet është e mbushur plot me turistë që shfrytëzojnë edhe ditën e bukur me diell për foto.

Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze më 1961, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij.

Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona: zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Arkitektura e rrallë e këtij qyteti, trashëgimia që mbart e bëjnë këtë qytet vërtet të rrallë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…