Shqipëria mikpret takimin vjetor të ENIC-NARIC, Manastirliu: Në fokus ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Takimit të 32-të Vjetor të Rrjeteve ENIC-NARIC, që po zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Takimit të 32-të Vjetor të Rrjeteve ENIC-NARIC, që po zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa. ENIC-NARIC është rrjeti zyrtar evropian për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve të marra jashtë vendit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Manastirliu theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për reformimin e arsimit të lartë dhe rritjen e ndërlidhjes me sistemet arsimore europiane.

“Ne po zbatojmë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila përfshin profilizimin e institucioneve të arsimit të lartë, bazuar në prioritetet kombëtare dhe rajonale, si dhe në ndërkombëtarizimin e tyre. Në IAL-të tona numërohen mbi 40 programe të përbashkëta me institucione të njohura ndërkombëtare nga Italia, Franca, Greqia, Polonia, Turqia, që e pasurojnë më tej ofertën akademike në Shqipëri jo vetëm për të rinjtë shqiptarë, por edhe ata të rajonit. Këto bashkëpunime e bëjnë diplomën shqiptare më të vlefshme në tregun evropian të punës”, theksoi Manastirliu.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, tha Manastirliu, në përputhje me prioritetet strategjike të qeverisë shqiptare, e konsideron arsimin si një shtyllë themelore për zhvillimin e vendit dhe integrimin evropian, ndaj dhe ofron angazhimin maksimal për forcimin e urave të bashkëpunimit me partnerët dhe rrjetet e duhura, siç është ENIC-NARIC.

Takimi treditor i rrjetit ENIC-NARIC po zhvillohet në ambientet e Universitetit të Arteve dhe Universitetit Politeknik të Tiranës dhe mbledh së bashku përfaqësues të lartë të institucioneve arsimore dhe njohjes së kualifikimeve nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian.

Shqipëria mikpret për herë të parë këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë.

ENIC-NARIC përfshin dy rrjete të ndërthurura: ENIC (European Network of Information Centres), i krijuar nga Këshilli i Evropës dhe UNESCO dhe NARIC (National Academic Recognition Information Centres), i krijuar nga Komisioni Evropian. Çdo shtet ka një qendër kombëtare që ofron informacion zyrtar për njohjen akademike.

Rrjeti përfshin 55 shtete anëtare, përfshirë të gjitha vendet e BE-së, EHEA, SHBA, Kanada, Turqi, Izrael dhe disa vende të Azisë Qendrore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.