Banka e Shqipërisë bëhet zyrtarisht anëtare e EACHA-s

Banka e Shqipërisë anëtarësohet zyrtarisht në EACHA – Shoqata Evropiane e Shtëpive të Automatizuara të Klerimit, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt përafrimit dhe integrimit evropian në fushën e pagesave.


Banka e Shqipërisë anëtarësohet zyrtarisht në EACHA – Shoqata Evropiane e Shtëpive të Automatizuara të Klerimit, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt përafrimit dhe integrimit evropian në fushën e pagesave.

Ky anëtarësim u miratua unanimisht gjatë mbledhjes plenare të datës 15 maj të EACHA-s, nën drejtimin e Kryetarit të Bordit Jose Luis Langa dhe Sekretarit të Përgjithshëm Steven Broën, ku Banka e Shqipërisë u përfaqësua nga Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës, dhe Marsida Ganaj Përgjegjëse e Sektorit të Sistemeve të Pagesave.

EACHA shërben si një forum bashkëpunimi për Shtëpitë Evropiane të Automatizuara të Klerimit (ACH), duke nxitur bashkëpunimin teknik dhe promovuar ndërveprueshmërinë ndërmjet sistemeve kombëtare të pagesave. Tashmë, së bashku me Shqipërinë dhe Ukrainën, EACHA numëron 28 institucione anëtare nga 26 vende dhe luan një rol kyç në formësimin e të ardhmes së pagesave me vlerë të vogël në Evropë. Kjo shoqatë beson dhe mbështet zhvillimin e një vizioni të përbashkët evropian për të ardhmen dhe zbatimin e harmonizuar të politikave dhe skemave evropiane të pagesave, duke përfshirë ndërveprueshmërinë bazuar në standarde të hapura.

Përfshirja e Bankës së Shqipërisë në EACHA përputhet me përpjekjet më të gjera të vendit për t’u integruar në peizazhin financiar evropian. Në veçanti, anëtarësimi së fundi i Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) pritet të mundësojë transaksione më të shpejta dhe më të lira, duke rritur efikasitetin dhe përballueshmërinë e pagesave ndërkufitare në Euro për qytetarët dhe bizneset shqiptare.

Anëtarësimi në EACHA do t’i mundësojë Bankës së Shqipërisë të harmonizojë sistemet e saj të klerimit dhe shlyerjes me standardet evropiane, duke nxitur transaksione efikase vendase dhe ndërkufitare.

Pjesëmarrja në EACHA siguron akses në një rrjet të gjerë të ACH-ve evropiane lidere në treg, si edhe në praninë e institucioneve evropiane me rëndësi si EPC dhe ECB, nxit shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zhvillimin e përbashkët të zgjidhjeve inovative të pagesave.

Ky anëtarësim mbështet objektivat strategjikë të Shqipërisë për integrim në BE, duke përafruar praktikisht infrastrukturën e saj financiare me direktivat dhe rregulloret evropiane. EACHA, duke lobuar në Evropë në emër të anëtarëve të saj, synon të jetë një forum shkëmbimi informacioni dhe diskutimi të çështjeve me interes të përbashkët. Kjo shoqatë ofron mundësi për rrjetëzimin ndërmjet ACH-ve evropiane dhe zhvillon udhëzime të përbashkëta për të lehtësuar ndërveprimin për klerimin dhe shlyerjen e pagesave SEPA.

Lexo më shumë nga

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës: Instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me…