Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

“Pishtari i Demokracisë” dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.


Koçi Tahiri është një emër i njohur i elitës intelektuale si dhe i politikës shqiptare të viteve 1990-2025, me veprimtari të gjerë aktive dhe të spikatur 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Potenciali i tij intelektual dhe njerëzor do të kurorëzohej me marrjen e mandatit të deputetit para tetë vitesh, duke u bërë një zë i njohur i legjislativit shqiptar

Pas viteve 1990 dhe deri tani ka botuar mbi 25 libra të karakterit sindikalist, publiçistik dhe historik, duke merituar edhe vlersime të larta nga Presidentit i Republikës.

Mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike dhe i lëvizjes sindikaliste në vitet 1990 dhe ndër të parët në proceset demokratike.

Anëtar i kryesisë të Këshillit Drejtus të çështjes Kombëtare me Prof Hazus Shalën në krye; bashkëpunëtor dhe veprimtar i mirë me shoqatën Kombëtare “Kosova”, me themelues Dashamir Uruçi dhe më vonë me Kryetar, Murat Balën; bashkëpunues shumë i mirë me shoqatën “Çamëria”.

Koçi Tahiri ka qenë Sekretar i Përgjithëshëm i Këshillit Koordinues në ndihmë të luftës në Kosovë, me Kryetar Ibrahim Milushin.

Ai gjithashtu ka qene deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë legjislativit të viteve 2017-2021.

Në vijim të aktivitetit sindikalist, Koçi ka qenë nismëtar i krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Bujqësisë në shkallë vendi, si dhe anëtar i Komisionit Drejtues Kombëtar të BSPSH.

Aktualisht mban mbi 37 vlerësime si, Çertefikata Mirënjohje, apo medalje të ndryshme si dhe vlerësime të tjera, me karakter lokal e Kombëtar,duke u dekoruar nga Presidenti i Republikës,i ndjeri Bujar Nishani, me dekoratën e lartë, “Pishtar i Demokracisë”.

Si botuesi i gazetës me të njëjtin emër, “Besëlidhja Gorare ”, Koçi Tahiri është bërë një nga zëdhënësit më të fuqidhëm të kësaj Besëlidhjeje.

Sot Krijimtarinë e tij e gjejmë në 10 bibliotekat publike, si Tiranë, Pogradec, Elbasan, Vlorë. Durës, Korçë, Maliq, Prënjës, Vorë, dhe Kamëz, ku dhe ka marë vlerësimet e Bashkive përkatëse, me “Çertfiikatën e Mirënjohjes”.

Krijimtaria artistike e Dr. Koçi Tahirit, sot ndodhet dhe në Bibliotekën Publike të Federatës Pan Amerikane, “ Vatra” në Bronx të SHBA, ky kontribut u vlerësua nga ana e ”Vatrës” për z. Koçi Tahiri me “Medaljen e Mirënjohjes”.

Lexo më shumë nga

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…