“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga fluturimi i flamingove në lagunën e Karavastasë

Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga fluturimi i flamingove në Divjakë.


Në lagunën e Karavastasë flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre.

Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga fluturimi i flamingove në Divjakë.

“Fluturimi i flamingove në lagunën e Karavastasë, Divjakë. Video është realizuar nga Arben Llapashtica nga Kosova, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2″”, shkruan Rama.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra, madje me një këmbë edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2 – 3,6 kg. Nisur nga madhësia trupore dhe ngjyra, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…