Kallas: Vendi i MV është në BE

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, tha se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se blloku evropian qëndron përkrah vendit në rrugën e integrimit.


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, tha se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se blloku evropian qëndron përkrah vendit në rrugën e integrimit.

Kallas zhvilloi takim kokë më kokë dhe bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndërsa më pas mbajtën konferencë të përbashkët për media.

“Bashkimi Evropian qëndron me Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Kallas.

Ajo tha se kjo është hera e parë që viziton Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që nënshkruan marrëveshje me BE-në për sigurinë.

Kallas, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunsku, sot hapin dialogun e parë për siguri dhe mbrojtje midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, që pason nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes në nëntor të vitit të kaluar.

“Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Ju jeni një partner i besueshëm. Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë. Mesazhi im është të vazhdojmë kursin”, tha Kallas.

“Është e qartë se duam që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane. E dimë që ka pengesa dhe kemi diskutuar se si t’i kapërcejmë ato. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe qëllimi ynë është që të gjithë të integrohemi në BE. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqe dhe siguri në gjithë rajonin”, theksoi kryediplomatja evropiane.

Ndërkaq, kryeministri Mickoski tha se vizita e Kallasit në Shkup është mesazh i rëndësishëm se BE-ja nuk e harron këtë rajon. “Ne i përkasim BE-së sepse për dekada kemi ndërtuar një shoqëri demokratike dhe marrëdhënie të mira me fqinjët tanë”, tha Mickoski duke theksuar se pret një mesazh dhe mbështetje më të qartë nga BE-ja.

“Evropa mund të mbështetet te ne dhe tani është koha që ne të mbështetemi tek Evropa”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Mickoski u pyet nëse do të pranonte ndërmjetësim nga ndonjë vend tjetër kur bëhet fjalë për Bullgarinë: “Kushdo që dëshiron të ndërmjetësojë, ne jemi të gatshëm të flasim me të. Isha shumë i qartë, ne duam zgjidhje që do të jetë dinjitoze. Jemi të lodhur nga bllokimet”.

Kjo është vizita e dytë e Kallasit në rajon që nga marrja e detyrës, pas vizitave të saj të mëparshme në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë nga 7 deri në 9 prill.

Para se të mbërrinte në Shkup, Kallas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, ndërsa sot ishte edhe në Mitrovicën e Veriut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlerësimet PEFA, përmirësim i dukshëm në planifikimin buxhetor të bashkive

Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vlerësimet PEFA, përmirësim i dukshëm në planifikimin buxhetor të bashkive

Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë,…