Kryeministrja e Letonisë: Rusia nuk e dëshiron paqen në rajon

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa, u shpreh për mediet para fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë se, “Rusia nuk e dëshiron paqen në rajon”.


Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa, u shpreh për mediet para fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë se, “Rusia nuk e dëshiron paqen në rajon”.

Silina tha se, “është shumë e rëndësishme për ne që të marrim këto 30 ditëarmëpushim pa kushte në Ukrainë, dhe mendoj se është e rëndësishme edhe për rajonin”.

Ajo tha se, “kemi 17 paketa sanksionesh për të cilat është rënë dakord”.

Siliņa nënvizoi se, “për fat të keq lufta e Rusisë vazhdon në Ukrainë kështu që e di që do t’i diskutojmë këto çështje dhe do të kërkojmë, pretendojmë armëpushimin pa kushte 30-ditor sepse e dimë që është e rëndësishme dhe Ukaina e do një gjë të tilllë”.

Ajo deklaroi se, “për fat të keq vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë, për rrjedhojë nëse nuk ndodh do të na duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme sepse vetëm kjo mund ta ndalë Rusinë”.

“Të gjitha vendet në Europë duan siguri për popujt e vet dhe shoqëritë e veta”, u shpreh Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa.

Duke u ndalur në temat që do të diskutohen gjatë samitit, ajo tha se, “sot do të diskutojmë edhe çështje për migracionin e paligjshëm dhe për bashkëpunimin ekonomik që është një çështje e rëndësishme për Lituaninë dhe Shqipërinë. Kështu do ta përdorim këtë takim për një platformë të mirë për të gjithë udhëheqësit europianë”.

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…