Rama falënderon Macron: Marrëdhëniet mes dy vendeve, në nivel të ri si kurrë më parë

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot presidentin e Francës, Emmanuel Macron për mesazhin e urimit për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit


Kryeministri Edi Rama falënderoi sot presidentin e Francës, Emmanuel Macron për mesazhin e urimit për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një mesazhi në platformën “X”, Rama u shpreh se falë qasjes së presidentit Macron ndaj Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur nivel të ri si kurrë më parë.

“Ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime, i dashur Emmanuel për mesazhin tuaj të urimit që do të thotë shumë jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të ri si kurrë më parë”, u shpreh Rama.

“Është vërtet e mrekullueshme që Shqipëria ka nderin t’ju mirëpresë përsëri si një mik të çmuar me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Europian dhe që ju do të qëndroni me ne më pas për të vlerësuar bashkëpunimin tonë të ngushtë. Mirë se erdhe, mik i dashur!”, shkruan Rama në platformën “X”.

Më herët, në një mesazh urimi për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, presidenti Macron e siguron kryeministrin Rama se “Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”.

Burimi ATSH

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…