Zannier ndjek procesin zgjedhor: Sot dita e vëzhgimit, nesër konferencë shtypi

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit të vëzhgimit të ODIHR-it ndoqi sot nga afër procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare


Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit të vëzhgimit të ODIHR-it ndoqi sot nga afër procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare në një qendër votimi në njësinë numër 10 në Tiranë, ku po kryhet votimi elektronik.

Në një prononcim për mediet, Zannier tha se “jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit. Ne jemi këtu që nga fundi i marsit, ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit. Nesër do të kemi konferencë për shtyp në orën 15:00”.

“Nuk do ishte domethënëse nëse do t’ju jepja asnjë mendim sot sepse unë jam vetëm një person në një qendër votimi. Jam duke mbledhur informacione, kam ardhur në këtë qendër votimi sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik”, nënvizoi Zannier.

Sigurisht, vijoi Zannier, një pjesë e vlerësimit tonë do të jetë edhe procedura e votimit elektronik.

Zannier foli edhe për bashkëpunimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me KQZ. Deri tani është transparent dhe i drejtë ky bashkëpunim”, tha Zannier.

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…