Begaj me Koordinatoren e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Domosdoshmëri përmbushja e standardit të zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi.

Presidenti i Republikës e falënderoi Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese ndërkombëtare në zgjedhjet shqiptare.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë gëzojnë prestigj dhe besueshmëri tek opinioni publik shqiptar”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti i siguroi se gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të trajtohen nga publiku dhe politika shqiptare me maksimumin e seriozitetit, sepse neutraliteti dhe korrektësia e misioneve vëzhguese ndërkombëtare janë të padiskutueshme.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë zhvillimi, në të cilën përmbushja e standardit të zgjedhjeve është domosdoshmëri.

Me interlokutorët e huaj Presidenti Begaj ndau vlerësimet dhe opinionet rreth zhvillimeve të deritanishme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, drejtoreshën e gjimnazit Majlinda Ziu,…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kundër bullizmit në shkolla, prezantohet platforma “Help4You” për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, drejtoreshën e gjimnazit Majlinda Ziu,…