Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Pacolli: Punë madhështore që do të kontribuojë për familjet dhe banorët e zonës

tij Mabetex është pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tha sot se ky aeroport do të jetë shumë funksional, një vepër që nuk është parë në rajon dhe jam i bindur edhe më i bukuri”.


Sipërmarrësi Behgjet Pacolli, ku kompania e tij Mabetex është pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tha sot se ky aeroport do të jetë shumë funksional, një vepër që nuk është parë në rajon dhe jam i bindur edhe më i bukuri”.

Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar me rastin e kryerjes së fluturimit të parë certifikues në këtë aeroport, Rama tha se “kur kam zhvilluar bisedat e para është folur për këtë aeroport dhe ishte e vështirë ta paramendoja se do të bëhet realitet”.

“Erdha nga një rrugë e largët përtej oqeanit në orën 4 të mëngjesit në aeroportin e Tiranës, aty vlonte prej punës. Ishin shumë avionë, të cilët po përgatiteshin të merrnin pasagjerë dhe të shkonin ën drejtime të ndryshme. Ajo më bëri edhe një herë të ditur se ne duhet të përshpejtojmë dhe sa më shpejt ta hapim këtë aeroport, t’ia fillojmë punës për arsye se nuk është më një luks, por një nevojë”, nënvizoi Pacolli.

Duke iu drejtuar bashkëpunëtorëve të tij, Pacolli tha se “angazhimi këtu ditë e natë, nuk është punë vetëm për dekor, por një punë madhështore që do të kontribuojë për familjet dhe banorët e kësaj zone”.

“Është kënaqësi të dëgjoj se këtu do të punësohen më shumë se 1 mijë punëtorë. Janë vende prestigjioze që paguhen mirë. Të ardhurat do të jenë të mira dhe konsiderohet një punë e privilegjuar. Edhe pak kurajo të ecim përpara dhe do të vijë dita kur do ta lus kryeministrin të vijë edhe njëherë këtu dhe ta shikojë këtë aeroport edhe në mjediset e brendshme”, tha Pacolli.

Pacolli vuri në dukje se “ndoshta sot unë kam qenë i përkëdhelur dhe me është dhënë liri dhe autonomi në zbatimin e kësaj vepre e kam bërë pak edhe nga eksperienca dhe vetëdija ime. Ka për të pasur edhe mangësi, por ato janë për t’u eliminuar dhe do të shohim një vepër që nuk është parë në rajon”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet…