
Shqipëria pjesë e forumit vjetor të iniciativës Adriatiko-Joniane
Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, Armand Skapi mori pjesë në Forumin vjetor të Iniciativës Adriatiko-Joniane (AII) dhe të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i zhvilluar nën kryesinë greke në Kretë, Greqi.

Progresi i bashkëpunimit rajonal është një mjet kyç në përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë kuadër, Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, Armand Skapi mori pjesë në Forumin vjetor të Iniciativës Adriatiko-Joniane (AII) dhe të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i zhvilluar nën kryesinë greke në Kretë, Greqi.
“Shqipëria e vlerëson kontributin e AII dhe të Strategjisë EUSAIR në fuqizimin e ndërveprimit mes vendeve partnere dhe në përgatitjen e vendeve kandidate për integrimin evropian”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të MEPJ-së.
Strategjia EUSAIR është gjithashtu një mekanizëm kyç për nxitjen e bashkëpunimit shumëpalësh, duke përfshirë vendet anëtare dhe joanëtare të BE-së në një proces të përbashkët zhvillimi dhe vendimmarrjeje.