Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 44 kallëzime, 20 procedime penale

Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur sot se në prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri sot janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve.


Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur sot se në prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri sot janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Sipas Prokurorisë, burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë policia gjyqësore në 19 raste; SPAK në 9 raste; subjekte politike në 6 raste; të nisura kryesisht në 8 raste dhe shtetas në 2 raste.

Gjithashtu, nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.

Nga kallëzimet e kryera janë regjistruar gjithsej 20 procedime penale për vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë regjistruar gjithsej 5 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë regjistruar 2 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë regjistruar në total 4 procedime.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar 1 procedim për veprat penale.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër është regjistruar 1 procedim për veprat penale.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë janë regjistruar 2 procedime për veprat penale.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës është regjistruar 1 procedim për veprën penale.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është regjistruar 1 procedim për veprën penale.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë është regjistruar 1 procedim për veprën penale.

Ndërkohë i janë dërguar për kompetencë SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi, thekson Prokuroria e Përgjithshme.

Burimi ATSH

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…