Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale, Shqipëria e Kosova njohje reciproke

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar listën e shteteve të sigurta për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë listë bëjnë pjesë vendet që zbatojnë rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR), shtetet anëtare të zonës ekonomike europiane, të cilat në bazë të marrëveshjes së EEA3 zbatojnë po ashtu GDPR, palët e ponventës 108 të Këshillit të Evropës, etj.

Gjithashtu, në këtë akt është reflektuar edhe njohja reciproke mes Shqipërisë dhe Kosovës për të drejtën për transferimin e të dhënave personale si shtete me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave.

Njohja reciproke mes Shqipërisë dhe Kosovës për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale sjell një sërë lehtësish të rëndësishme për kontrolluesit e të dy shteteve.

Në këtë kuadër, mundësohet shkëmbim më i shpejtë i të dhënave si dhe rritet efikasiteti në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kjo njohje reciproke mbështet zhvillimin e mëtejshëm të tregut dhe shërbimeve digjitale në rajon, duke mundësuar gjithashtu një nivel më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të të drejtave të individëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia