BBG Austria: Operatori i Blerjeve të Përqendruara, model suksesi në fushën e Prokurimeve Publike

Agjencia Federale e Prokurimeve Publike e Austrisë, Bundesbeschaffung GmbH (BBG), e ka vlerësuar pozitivisht Organin e Blerjeve Publike (OBP) në Shqipëri, duke e cilësuar atë një model të suksesshëm në fushën e prokurimeve dhe bashkëpunues.


Agjencia Federale e Prokurimeve Publike e Austrisë, Bundesbeschaffung GmbH (BBG), e ka vlerësuar pozitivisht Organin e Blerjeve Publike (OBP) në Shqipëri, duke e cilësuar atë një model të suksesshëm në fushën e prokurimeve dhe bashkëpunues.

Gjatë një vizite zyrtare në Vjenë, përfaqësuesit e OBP-së u pritën nga ‘BBG Austria’, e cila vlerësoi lart përpjekjet dhe arritjet e OBP-së në vetëm një vit nga themelimi i saj si ndërmarrje shtetërore.

Në deklaratën zyrtare, BBG Austria theksoi se, “ishim shumë të kënaqur dhe të nderuar që ju mirëpritëm në Vjenë. Ky ishte një shkëmbim i vlefshëm për ne, si dhe një mundësi e mirë për të reflektuar mbi sistemet tona të prokurimit publik dhe qasjet ndaj prokurimit të centralizuar dhe bashkëpunues. Ju urojmë shumë suksese në profesionalizimin dhe zhvillimin tuaj të mëtejshëm, dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë si partnerë në këtë rrugëtim. Gjithashtu, urime OBP-së për përvjetorin e parë si një ndërmarrje shtetërore e suksesshme”.

Ky vlerësim nga një institucion prestigjioz si BBG Austria është një dëshmi e qartë e përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit të OBP-së në përmirësimin e sistemit të prokurimeve të përqendruara në Shqipëri.

Në vetëm një vit, OBP ka arritur të krijojë një strukturë funksionale dhe efikase, duke implementuar praktika të avancuara dhe duke ndërtuar partneritete të forta ndërkombëtare. Ky sukses është një hap i rëndësishëm drejt një administrate publike më transparente dhe të përgjegjshme.

OBP shpreh mirënjohjen e saj për BBG Austria për bashkëpunimin e frytshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke shpresuar në projekte të reja dhe suksese të përbashkëta në të ardhmen.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.