Në bashkinë e Lushnjës, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën.

Projekti i AKSHI-t për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Acquis të Bashkimit Evropian përmes Inteligjencës Artificiale është përzgjedhur ndër 360 projektet më të mira digjitale (nga pothuajse 1000 aplikime) për të kaluar në fazën e votimit publik, për çmimet WSIS 2025 (Samiti Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit).


Projekti i AKSHI-t për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Acquis të Bashkimit Evropian përmes Inteligjencës Artificiale është përzgjedhur ndër 360 projektet më të mira digjitale (nga pothuajse 1000 aplikime) për të kaluar në fazën e votimit publik, për çmimet WSIS 2025 (Samiti Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit).

AKSHI njoftoi sot se pas aplikimit, u njoftuan se janë nominuar zyrtarisht në kategorinë AL C7 – E-Qeverisja.

Votimi është i hapur edhe për institucionet publike.

Harmonizimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian vjen ndërsa Shqipëria punon me shpejtësi për hapjen e grup-kapitujve të tjerë të negociatave ndërsa janë hapur dy grup-kapitujt e parë.

Përdorimi i inteligjencës artificiale do të përshpejtojë procesin, për të cilin vendeve të tjera iu janë dashur vite, ndërsa do kursejë kohë dhe energji në negociata.

Vendi ynë ka vendosur si objektiv në dakordësi me Komisionin Evropian hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave Brenda këtij viti dhe mbylljen e tyre deri në vitin 2027, me synim ambicioz për anëtarësim në vitin 2030.

Moduli AI i zhvilluar brenda platformës së integrimit evropian dhe anëtarësimit përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi.

Përkthimi i 200 mijë faqeve të qindra ligjeve për të mbyllur negociatat për 27 kapituj i ka marrë Kroacisë 7 vjet dhe shumë kosto, ndërsa Shqipëria synon ta mbyllë përmes këtij moduli në 7 muaj.

Projekti “Harmonizimi i Legjislacionit Shqiptar me Acquis-në e BE-së i mbështetur nga AI” ndodhet në kategorinë AL C7 – E- dhe afati për votim është deri më 30 prill.

Sipas organizatorëve, 18 projektet fituese do të shpallën së bashku me 72 projekte kampione në ceremoninë e çmimeve WSIS në aktivitetin e nivelit të lartë që do të mbahet në 8 korrik.

Konkursi i çmimeve WSIS organizohet në përgjigje të kërkesave nga WSIS për të krijuar mekanizma efikase në përzgjedhjen e projekteve dhe aktiviteteve që përdorin fuqinë e informacionit dhe teknologjitë e komunikimit për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm.

Që nga konceptimi, konkursi ka tërhequr më shumë se 300 mijë aktorë të këtyre fushave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…