Manastirliu: Trefishim i mbështetjes për sportistët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se mbështetja e qeverisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për sportistët shqiptarë.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se mbështetja e qeverisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për sportistët shqiptarë.

Gjatë prezantimit të vizionit për sportin në Shqipëri 2030 ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu tha se “ka ende shumë për të bërë për sportin, por një gjë që na ka bërë gjithmonë krenarë dhe në këto vite jemi ndjerë akoma më shumë krenarë falë arritjeve të sportistëve tanë elitarë”.

“Në 2024 në Lojërat Olimpike Shqipëria mori dy medaljet e para olimpike dhe falë sportistëve tanë elitarë ne kemi marrë trofe dhe medalje gjithashtu edhe në disiplina të tjera si atletika me Luiza Gegën dhe disiplina si peshëngritja dhe të tjera disiplina si këto”, vuri në duje Manastirliu.

Manastirliu tha se mbështetja për sportin është trefishuar në krahasim me vitin 2013.

“Vërtet na keni bërë krenarë, por edhe mbështetja e qeverisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për sportistët jo vetëm shpërblimet sa i përket çmimeve në kompeticionet ndërkombëtare, por gjithashtu mbështetje edhe për trajnerët e këtyre sportistëve, federatat një mbështetje që është trefishuar në krahasim me 2013. Buxheti për federatat, për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, që zhvillohen në Shqipëri është sinjifikativ dhe do vazhdojmë ta kemi në prioritetet tona”, theksoi Manastriliu.

Lidhur me infrastrukturën sportive, Manastirliu u shpreh se “ka qenë pjesë e prioriteteve tona strategjike duke filluar nga investimet për parqet olimpike sikurse është Parku Olimpik i Tiranës dhe stadiumet kombëtare si “Air Albania” stadiumi i Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Korçës dhe “Selman Stërmasi” ku po punojmë me Agjencinë e Investimeve Strategjike për këtë fazë të re të investimeve për sa i përket futbollit”.

“Nëse ka një model të ri që kemi krijuar është modeli me fondacionin “Dyrrah City” dhe vërtet jemi shumë krenarë që kjo akademi me partnerë “Manchester City” ka filluar shkollën e futbollit për fëmijë. Janë mbi 200 fëmijë të regjistruar në këtë akademi. Investimi në Durrës ka filluar dhe shumë shpejt do të shohim këtë program që kemi nisur falë partneritetit me “Manchester City”. Gjithashtu edhe investimi me akademinë “Rafa Nadal”, që do të bëhet për ata të cilët janë pasionantë në tenis”, tha Manastirliu.

Manastriliu theksoi se “kemi të tjera projekte të rëndësishme, të cilat ne jemi duke i zhvilluar dhe që kanë në fokus pikërisht rritjen e kulturës sportive mbështetjen e sportistëve, e trajnerëve, mbështetjen në infrastrukturën sportive dhe Shqipëria në zhvillimin që ka dhe me çfarë infrastrukture sot ofron bëhet e përshtatshme sot më shumë se asnjëherë dhe për aktivitetet ndërkombëtare”.

Ministrja Manastirliu vuri në dukje se “gjithëpërfshirja në sport për ne është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe jemi krenarë që në Lojërat Olimpike Dimërore të Torinos ne arritëm që të kemi 8 medalje olimpike për fëmijët me aftësi speciale, ku tashmë, falë ndryshimeve që kemi propozuar për sportin, do të kemi dhe Komitetin Olimpik Special.

Shqipëria po pozicionohet fuqishëm në hartën e eventeve të mëdha ndërkombëtare dhe këtu ministrja u ndal te eventet e mëdha ndërkombëtare që organizohen në vendin tonë.

“Në maj presim një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare sikurse Giro d’Italia dhe më tej një tjetër kampionat të rëndësishëm, atë të Kampionatit Europian të Futbollit për 17-vjeçarët dhe në vitin 2027 atë për moshat nën 21 vjeç që do të zhvillohet sërish në Shqipëri dhe që është një nga aktivitetet më të mëdha të futbollit europian”, tha ministrja.

Shqipëria po ndërmerr një tjetër hap në procesin e përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, përmes projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor që d

Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar “NONA”, i cili do të zhvillohet nga 7…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria po ndërmerr një tjetër hap në procesin e përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, përmes projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton kuadrin ligjor që d

Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar “NONA”, i cili do të zhvillohet nga 7…