Bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare, shembull që duhet të ndiqet nga partnerët

Në Londër u mbajt sot Samiti i Sigurisë Kufitare. Pjesë e këtij takimi teknik ishin edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku.


Në Londër u mbajt sot Samiti i Sigurisë Kufitare. Pjesë e këtij takimi teknik ishin edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku.

Gjatë samitit u diskutua për gjetjen e formave dhe mënyrave sa më efikase për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin e emigrantëve.

Nallbati referoi në samit eksperiencën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtuesi i Samitit, Graemme Biggarm, drejtor i Përgjithshëm i NCA-së, vlerësoi Policinë shqiptare dhe theksoi: “Bashkëpunimi operacional mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare është shembulli më i shkëlqyer që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët në luftën e përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandimit të emigrantëve dhe krimit të organizuar”.

Gjatë samitit, Nallbati zhvilloi një takim edhe me Drejtorin e NCA-së, takim i cili konfirmoi mbështetjen e NCA-së (Policisë gjermane), për Policinë shqiptare.

Po gjatë Samitit, Boshnjaku takoi Drejtorin për Migracionin në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javit, i cili falënderoi Policinë shqiptare për profesionalizmin dhe përkushtimin për të parandaluar dhe goditur kontrabandimin e emigrantëve.

Lexo më shumë nga

Spahiu: Dyert e Ministrisë së Shëndetësisë janë dhe do të mbeten të hapura për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, reagoi sot lidhur me rastin e qytetarit Albi Sula, duke deklaruar se…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Dyert e Ministrisë së Shëndetësisë janë dhe do të mbeten të hapura për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, reagoi sot lidhur me rastin e qytetarit Albi Sula, duke deklaruar se…