Vengu: Po negociojmë me 5 kompani për prodhim artilerie e dronësh luftarakë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se shumë shpejt Shqipëria mund të nisë prodhimin në industrinë ushtarake


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se shumë shpejt Shqipëria mund të nisë prodhimin në industrinë ushtarake, kryesisht në artileri, municione, dronë luftarakë dhe uniforma “Made in Albania”.

Në një intervistë televizive, Vengu foli për hapat që janë hedhur në këtë drejtim me ligjin e miratuar vitin e kaluar për industrinë ushtarake.

“Nga gjithë paketa ligjore janë krijuar dy ente. Një prej tyre është KAYO që është kompania shtetërore e prodhimit të municioneve dhe gjithë veprimtarisë ushtarake, mjeteve, pajisjeve dhe sistemeve, e cila ka rigrupuar të gjithë industrinë e vjetër ushtarake, uzinat e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit dhe disa asete të tjera shtetërore”, tha Vengu.

Sipas tij, deri tani kanë ardhur 21 shprehje interesi nga kompani të huaja për të investuar në prodhim municionesh, uniformash e mjetesh të blinduara, dronësh luftarakë”.

“Jemi duke negociuar me pesë prej tyre dhe besoj se shumë shpejt do të kemi lajme të mira në këtë drejtim sidomos për rigjenerimin e veprimtarisë prodhuese sidomos për artilerinë, municionet, dronët luftarakë dhe uniformat ‘Made in Albania’, në këto uzina”, tha ai.

“Ne jemi një treg i vogël, vende me popullsi dhe mjetet relativisht modeste kur krahasohemi me vende të NATO-s, ndaj duhet të bashkojmë forcat për të arritur objektivat dhe kapacitete që duhet të kemi për riarmatimin apo sistemet që përdorim”, tha Vengu.

Burimi ATSH

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…