Rama: Vota tek numri 5 i PS në fletën e votimit, investim për Shqipërinë në BE

Kryeministri Rama fton qytetarët që të investojnë votën tek numri 5, tek Partia Socialiste për të siguruar një të ardhme europiane për Shqipërinë


Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama thekson rëndësinë e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar një moment historik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një status në rrjetet sociale, Rama fton qytetarët që të investojnë votën tek numri 5, tek Partia Socialiste për të siguruar një të ardhme europiane për Shqipërinë, duke vazhduar pa ndërprerje negociatat me Bashkimin Europian dhe duke përmbushur synimin për anëtarësimin e plotë të vendit në BE deri në vitin 2030.

Rama thekson se ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të sigurt për qytetarët shqiptarë, përfshirë mundësinë për të marrë pasaportën europiane për veten dhe familjen e tyre.

Ai bën thirrje që votuesit të përqendrohen tek kjo perspektivë, pa u ndikuar nga preferencat politike majtas apo djathtas.

“Me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE”, shprehet Rama në postimin e tij.

Burimi ATSh

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Zbulime të reja arkeologjike në Amantia, vijojmë me ndërhyrjet restauruese

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot disa të dhëna nga gërmimet që u zhvilluan nga Drejtoria…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Zbulime të reja arkeologjike në Amantia, vijojmë me ndërhyrjet restauruese

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot disa të dhëna nga gërmimet që u zhvilluan nga Drejtoria…