Firmoset marrëveshja për rikonstruksionin e stadiumit “Myslym Koçi”

Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi.


Federata e Futbollit dhe Bashkia e Gramshit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh. Marrëveshja u nënshkrua përmes një ceremonie zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi.

Kjo marrëveshje konsiston në rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes dhe pajisje e instalim tapeti me bar artificial të stadiumit “Myslim Koçi”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidenti Duka deklaroi se ky është vetëm një nga projektet që FSHF ka me Bashkinë e Gramshit ndërsa nënvizoi bashkëpunimin e veçantë me këtë Bashki duke falënderuar kryetarin Ajazi. Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se FSHF është e gatshme të bashkëpunojë me çdo bashki dhe individ për ndërtimin e terreneve të reja sportive.

“Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin e qytetit të Gramshit kryesisht, por edhe për futbollin në përgjithësi. Sot në “Shtëpinë e Futbollit” do të nisim projektin e rikonstruksionit të stadiumit të qytetit të Gramshit dhe do të diskutojmë me kryetarin e Bashkisë edhe për projektet e reja. Më saktë kemi filluar të diskutojmë sepse Bashkia e Gramshit është një nga Bashkitë që qëndron më afër futbollit dhe për këtë dua ta falënderoj kryetarin e Bashkisë për kontributin e tij jo vetëm në ndryshimin e infrastukturës dhe në bashkëpunimin me ne por edhe për mbështetjen e skuadrave, kryesisht skuadrës së vajzave. Kjo është një dëshmi e qartë e kujdesit të FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi në çdo cep të Shqipërisë në bashkëpunim me Bashki apo individë që janë të gatshëm të investojnë për përmirësimin e kushteve të lojës” – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi falënderoi FSHF-në për projektin që do të marrë jetë së shpejti, nga ku do të përfitojnë shumë ekipe futbolli fëmijësh.

“Faleminderit President dhe FSHF, veçanërisht ndihmës konkrete nga ana juaj në lidhje me mbështetjen e ideve dhe projekteve që bashkarisht kemi diskutuar pak kohë më parë dhe që sot bëhen realitet. Projekte që konsistojnë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Gramsh. Janë një sërë ekipesh zinxhir të fëmijëve kryesisht që do të përfitojnë nga ky projekt. Në qytetin e Gramshit ne i kemi thuajse të gjitha grupmoshat që praktikojnë sportin e futbollit. Shumë faleminderit për mbështetjen shumë të madhe që i keni dhënë qytetit dhe sportdashësve dhe sportistëve të vegjël të qytetit. Me këtë rast ju përcjell përgëzimet e sportdashësve dhe qytetarëve të Bashkisë së Gramshit” – tha në fjalën e tij kryetari i Bashkisë, Besion Ajazi.

Lexo më shumë nga

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…