“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, Gonxhja: Motor i jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik dhe social

Ministri i MEKI: Tirana Kryeqytet i Kulturës është dëshmia e një transformimi të paimagjinueshëm


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se “sot është një ditë historike për kryeqytetin, një ditë në të cilën puna e jashtëzakonshme shumëvjeçare kurorëzohet me një kurorë shumë prestigjioze, që i qëndron kaq bukur një nga metropoleve me rritjen më të shpejtë turistike dhe ekonomike në Evropë – ajo e Bashkë-Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025”.

Në fjalën e tij në aktivitetin hapës “Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut 2025”, Gonxhja tha se “Tirana Kryeqytet i Kulturës nuk është një rastësi. Ky realitet i sotëm nuk mund të merret i mirëqenë, pa kujtuar mirë, ashtu siç e kujton shumë mirë e gjithë ajo gjeneratë që e jetoi, procesin e pandalshëm që nisi me shpëtimin e Tiranës nga kioskat dhe batërdia e deri vitit 2000, nga shëmtia dhe zymtësia e pa shpresë”.

“Më kujtohet shumë mirë roli i ngjyrave, i gjelbërimit, i planifikimit urban, hapësirave dhe rrugëve moderne në Rilindjen e parë të Tiranës dhe ai koncept i integruar i një zhvillimi të gjithanshëm, që për herë të parë vendosi kryeqytetin tonë në hartën e kurioziteteve pozitive globale. Ndaj, është e rëndësishme që këtë punë të madhe që është bërë deri sot, ta festojmë dhe ta mbrojmë, që ta trashëgojmë ndër breza. Krenarë por edhe përherë mirënjohës që ndajmë këtë mision. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbështet dhe bashkëpunon aktivisht me Bashkinë Tiranë, për programin më të pasur të aktiviteteve në historinë e kryeqytetit, si dhe për hapësira të reja që zgjerojnë buqetën e shumëllojshme kulturore e artistike”, tha Gonxhja.

Gjatë këtij viti, vijoi Gonxhja, kryeqyteti do të jetë skena e një kalendari shumë prestigjioz, me festivale ndërkombëtare, ekspozita të rëndësishme, koncerte dhe aktivitete që do të përfshijnë çdo moshë.

“Një nga prioritetet kryesore është promovimi i traditës dhe trashëgimisë historike por edhe gjallërimi i zonave më periferike. Nga ana tjetër, thesarit të çdo plan-biznesi turistik, siç është siguria publike dhe fama shekullore e mikpritjes sonë, i shtohet ekosistemi i inovacionit dhe dita ditës Tirana po shndërrohet në një motor të jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik, social, krahas rekordeve të vizitorëve dhe të një mirëqenieje gjithnjë e më gjithëpërfshirëse”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja tha se “Tirana Kryeqytet i Kulturës është dëshmia e një transformimi të paimagjinueshëm. Është një vrapim, një maratonë ndryshimi. Falënderues për të gjithë maratonomakët e këtij progresi”.

Lexo më shumë nga

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…