Rikthehet “Automotive Fair Albania”, Gonxhja: Garë dhe inovacion si kurrë më parë

Ministri i MEKI: “Automotive Fair Albania” rikthehet në datat 27-30 mars me një sërë aktivitetesh e risish


Automotive Fair Albania rikthehet në datat 27-30 mars me një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për automotivin dhe transportin e gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.

Ky panair do të ofrojë minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij panairi.

“Eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e industrisë automobilistike të gjitha në një vend. 27-30 Mars – 4 ditë plot adrenalinë, shpejtësi dhe emocione. Përgatituni për surpriza, gara dhe inovacion si kurrë më parë”, shkruan Gonxhja.

Qëllimi i këtij panairi lidhet me promovimin e industrisë automotive drejt krijimit të një ekosistemi nxitës e të qëndrueshëm, përmes qasjes bashkëpunuese nga qeverisja, qendrore e vendore, në sinergji me tërë faktorët e aktorët e tregut, brenda dhe jashtë vendit, në arritjen e një realiteti konkurrues për ekonominë automotive si edhe njohjen dhe afrimin e investitorëve potencialë.

ATSH

Rama: “Albanian Digital Solutions”, revolucion i ri digjital në administratën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e “Albanian Digital Solution” sh.a.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Albanian Digital Solutions”, revolucion i ri digjital në administratën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e “Albanian Digital Solution” sh.a.