Koçiu: Diagnostikim dhe trajtim më i avancuar i sëmundjeve të rralla, për herë të parë regjistër kombëtar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte e pranishme sot në punimet e konferencës së tretë shkencore mbi sëmundjet e rralla, e organizuar nga Shoqata e Sëmundjeve të Rralla dhe Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës Klinike, QSUNT dhe Universiteti i Mjekësisë.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte e pranishme sot në punimet e konferencës së tretë shkencore mbi sëmundjet e rralla, e organizuar nga Shoqata e Sëmundjeve të Rralla dhe Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës Klinike, QSUNT dhe Universiteti i Mjekësisë.

Në fjalën e rastit, ministrja Koçiu theksoi se po bëhet “një hap i rëndësishëm drejt diagnostikimit dhe trajtimit më të avancuar të këtyre sëmundjeve, falë përmirësimeve të vazhdueshme në sistemin tonë shëndetësor”.

“Me laboratorë të avancuar gjenetikë dhe për herë të parë një Regjistër Kombëtar të Sëmundjeve të Rralla, po mundësojmë kujdes më të mirë dhe trajtim të personalizuar për pacientët. Bashkëpunimi dhe ekspertiza janë kyçe për të ndërtuar një sistem shëndetësor që ofron zgjidhje për të gjithë”, tha Koçiu.

Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “sot është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mes profesionistësh për sëmundjet e rralla. Është konferenca e tretë që organizohet për këtë qëllim dhe kjo tregon edhe për zhvillimin që sektori i shëndetësisë ka marrë ndër këto vite, por edhe për gjithë progresin që është krijuar mes stafeve shëndetësore, nivelit profesional dhe kushteve të punës”.

“Ia kemi dalë që të diskutojmë tashmë për fenomene specifike që shqetësojnë profesionistët e mjekësisë, që shqetësojnë familjarët, të prekurit nga këto sëmundje, por jemi në diskutimin çfarë mund të bëjmë më shumë në mënyrë më të specializuar dhe më të personalizuar”, nënvizoi ajo.

“Shumë më shumë teknika, në dispozicion të profesionistëve me qëllim që puna të bëhet siç duhet, trajtimi të jetë i duhuri dhe rastet e suksesit të jenë të shtuara. MSH është partner, krah jush në çdo moment për të bërë më të mirën për njerëzit, qytetarët, për ju si profesionistë të fushës dhe për të mirën e vendit”, u shpreh Koçiu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari me delegacionin e KE-së: Mundësi reale për finalizimin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari me delegacionin e KE-së: Mundësi reale për finalizimin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…