Prof. Dr. Elvin Meka: Çmimi i BITCOIN nxitje për investim në kriptomonedha

Ekonomisti i njohur flet për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në lidhje me tregun e kriptomonedhave në vendin tonë


Shqipëria është ndër vendet e para që ka miratuar një ligj që rregullon tregtimin e kriptomonedhave dhe ekspertët e fushës shprehen se ka ardhur koha të ngrihen institucione të tregut financiar, të cilët të mund të ofrojnë shërbim të lehtësimit dhe ndërmjetësimit të investimeve në kriptomonedha.

Ekonomisti i njohur, prof. dr. Elvin Meka, në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare mbi tregun e kriptomonedhave në vendin tonë, tha se, “faktikisht, Shqipëria nuk ka ndonjë treg zyrtar të kriptomonedhave, paravësisht se është ndër vendet e pakta dhe pioniere (ndër pesë të parat) që ka disa vite që ka miratuar një ligj që rregullon tregtimin e tyre sipas teknologjisë regjistrave të shpërndara (blockchain)”.

Prof. dr. Meka vuri në dukje se, në kushte të tilla, nuk mund të flasim apo diskutojmë mbi ndonjë treg të caktuar, sa kohë që nuk ekziston asnjë infrastrukturë mbështetëse apo ndërmjetës që të mund të lehtësojë tregtimin e tyre për klientët dhe investuesit në Shqipëri.

Gjithsesi, theksoi prof. dr. Meka, kjo nuk do të thotë që shqiptarët nuk investojnë në kriptomonedha.

“Investimet mendohet se janë në rendin e qindra miliona dollarëve. Pavarësisht nga kjo, nuk mund të jepet asnjë shifër e saktë, qoftë mbi numrin e investuesve, qoftë dhe mbi sasinë e përafërt që ata mund dhe kanë investuar”, tha profesori i shkencave ekonomike Meka.

Ai shpegoi se ecuria e vitit të fundit, sidomos në çmimin e BITCOIN mund të shtyjë gjithnjë e më shumë individë të konsiderojnë investimin në kriptomonedha.

“Në këtë drejtim, mendoj se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të mund të ngrihen institucione të tregut financiar të cilët të mund të ofrojnë shërbim të lehtësimit dhe ndërmjetësimit të investimeve në kriptomonedha të cilët do të ishin subjekt i licencimit dhe rregullimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kjo për të siguruar më shumë mbrojtje ndaj interesave të investuesve shqiptarë, edhe në kriptomonedha”, deklaroi prof. dr. Meka.

Lexo më shumë nga

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…