Hapet EduLab në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Manastirliu: Hapësirë inovative për idetë e të rinjve

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një aktivitet të veçantë për të shënuar hapjen e EduLab, një hapësirë inovative e krijuar për të rinjtë dhe nxënësit e shkollave


Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një aktivitet të veçantë për të shënuar hapjen e EduLab, një hapësirë inovative e krijuar për të rinjtë dhe nxënësit e shkollave. Ky laborator synon të nxisë zhvillimin e ideve të reja, projekteve dhe diskutimeve rreth sfidave dhe mundësive në fushën e arsimit.

Në ceremoni morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Drejtuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, dhe Drejtuesja e British Council në Shqipëri, Majlinda Mazelliu, të cilët bashkëbiseduan me të rinj të talentuar nga gjimnazet e Tiranës.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e EduLab për të rritur cilësinë dhe gjithëpërfshirjen në arsim:

“Jemi këtu me miqtë tanë, Muratin, Majlindën dhe të rinjtë të tjerë në këtë hapësirë inovatore të mbështetur nga dy partnerët tanë dhe që dua t’i falenderoj në fakt në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Jemi shumë të kënaqur që edhe më shumë të dëgjohet zëri i nxënësve tanë, zëri i mësuesve përmes kësaj hapësire, këtij laboratori rritjeje, këtij laboratori të edukimit”, tha Ministrja Manastirliu, në podcast-in që hapi dyert e EduLab-it në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Nxënës të shkollave të Tiranës ndanë synimet dhe projektet e tyre për të ardhmen, duke treguar se si ato mund të përputhen me tregun e punës dhe sfidat e së ardhmes.

Diamanta, një nxënëse e gjimnazit “Qemal Stafa, foli për vendimin e saj për të ndjekur studimet në inxhinierinë e ndërtimit, një zgjedhje që bashkon pasionin e saj për artin dhe kiminë me perspektivat e qëndrueshme të tregut të punës.

Artildi, maturant i gjimnazit “Petro Nini Luarasi,” ndau planet e tij për të studiuar në fushën e ekonomisë dhe financës në Shqipëri.

Ministrja Manastirliu tha se hapja e EduLab ka si qëllim krijimin e mundësive të reja për të rinjtë shqiptarë dhe për forcimin e dialogut midis nxënësve, mësuesve dhe institucioneve.

“Është shumë e rëndësishme që ky ambient të jetë një ambient që të gëlojë nga zërat tuaj, por mbi të gjitha me idetë tuaja, me projektet që ju keni, duke pasur mundësi që ne këtu të prezantojmë punën që bëhet në arsim, të prezantojmë nëpërmjet zërit tuaj idetë që ju keni, sfidat që ju përballeni si nxënës, mënyrën se si mund t’i adresojmë më mirë këto sfida përmes ideve tuaja, por edhe përmes asaj që ndodh në shkollë.”, tha Manstirliu.

Ngritja e kësaj qendre të re u mbështet nga partnerët tanë të UNICEF në Shqipëri dhe British Council.

Burimi ATSH

Vogëlushët në QSUT vijojnë mësimin në spital

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vogëlushët në QSUT vijojnë mësimin në spital

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të…