Efektivë nga Shqipëria dhe Kosova finalizojnë kursin “Komando”, Vengu: E ardhmja e dy vendeve në NATO

Kursi i 20-të bazë “Komando” zgjati për 14 javë dhe u nda në tri faza. Nga 38 kursantë, vetëm 24 prej tyre arritën ta finalizojnë.


Pas 14 javë stërvitje, 24 efektivë finalizuan kursin e 20-të bazë “Komando”.

Mes tyre janë edhe 8 efektivë nga Kosova dhe për herë të parë këtë kurs e finalizuan edhe dy vajza.

Në ceremoninë e shpërndarjes simbolike të beretave ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneral brigade Altin Kurti, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Ilir Xhebexhia dhe familjarë të kursantëve.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes Vengu tha se ndihej i privilegjuar për pjesëmarrjen në këtë ceremoni edhe për faktin se “sot nisin rrugëtimin e tyre të vërtetë 8 anëtarë të Forcës Speciale të Kosovës, të cilët do t’i shërbejnë vendit të tyre në këto kohë jo shumë të paqta”.

Teksa vlerësoi punën e bërë nga të gjithë efektivët, ministri Vengu i konsideroi ata pararojë e forcave ushtarake.

“Ndjenja e vetëmohimit dhe dashuria që keni për këtë uniformë nuk kam dyshim që ju ka shtyrë të nisni këtë kurs intensiv, ku nuk vihet në provë vetëm ngarkesa fizike, sepse një peshë po aq të madhe ka edhe ajo mendore e profesionale. Ju sot jeni pararojë e forcave tona ushtarake dhe nuk mund veçse të jem i lumtur që keni zgjedhur të hidhni një hap edhe më të madh e dinjitoz për ju, për ne dhe për Forcat e Armatosura.”

Në krah të homologut të tij nga Kosova, Vengu u shpreh se nuk mund veçse të ndihet edhe më optimist, sepse e ardhmja e dy vendeve tona është në trungun e përbashkët të Aleancës, edhe pse shpirtërisht dhe emocionalisht nuk jemi ndarë asnjëherë.

“Shpërndarja simbolike e beretave për kursantët sot nuk është fundi i misionit për ne, por fillimi i një kapitulli tjetër për të çuar përpara dhe zhvilluar edhe më shumë misione të tilla kaq të rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, Kosovës e si pasojë gjithë Ballkanit. Kjo ceremoni forcon jo vetëm marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit në fushën e arsimit ushtarak, por rrit edhe nivelin e shkëmbimit të eksperiencave me Kosovën, të cilën kemi dyfish përgjegjësi për ta ndihmuar e mbështetur në rrugën e anëtarësimit drejt strukturës më të madhe të sigurisë që ka njohur njerëzimi, Aleancës së NATO”, – theksoi ministri Vengu.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci vlerësoi ministrin Vengu për qasjen e tij ndaj forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë periudhë si kulmin e marrëdhënieve në fushën e Mbrojtjes mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kursantët demonstruan për të pranishmit: goditje objekti, infiltrim nga ajri dhe toka, qitje me pengesa e luftim trup me trup.

Kursi i 20-të bazë “Komando” zgjati për 14 javë dhe u nda në tri faza. Nga 38 kursantë, vetëm 24 prej tyre arritën ta finalizojnë.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…