Treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 3.8 pikë në dhjetor

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u tkurr me 3.8 pikë në muajin dhjetor 2024, ndërsa qëndron 8 pikë përqindje mbi mesataren historike.


Banka e Shqipërisë bëri të ditur se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u tkurr me 3.8 pikë në muajin dhjetor 2024, ndërsa qëndron 8 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Sipas BSH-së, rënia e TNE-së në dhjetor u regjistrua në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve dhe në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit të konsumatorit.

Konkretisht, treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 1 pikë përqindje në muajin dhjetor. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar, ashtu si edhe pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi rënie me 5.5 pikë përqindje në dhjetor. Niveli i tij vijon të qëndrojë me rreth 22 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së u përcaktua si nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe nga ato për kontratat porositëse.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u tkurr me 5.5 pikë përqindje në dhjetor. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron me 16 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Ndërkohë, pritjet për nivelin e punësimit dhe ato për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u zvogëlua me 3.3 pikë përqindje në dhjetor, pas rritjes me 2.5 pikë përqindje në dy muajt e tjerë të këtij tremujori. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjeve për punësimin në të ardhmen.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie me 1.7 pikë përqindje. Ky nivel është 2.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie të lehtë situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, si aktuale dhe në të ardhmen, ra në muajin dhjetor.

Lexo më shumë nga

1,4 milionë euro për rijetësimin e rrjetit të kinemave në vend

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë…

Global 360

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar drejt BE-së

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ku partia e tij doli e para…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

1,4 milionë euro për rijetësimin e rrjetit të kinemave në vend

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë…