Proda nga Kakavija: Angazhim maksimal për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë festave

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal për të eliminuar çdo pengesë artificiale


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal për të eliminuar çdo pengesë artificiale dhe krijimin e lehtësirave ligjore qytetarëve që përdorin pikat e kalimit kufitar në këto ditë festash.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

“Këto janë momente ku qytetarët tanë kthehen për të festuar Vitin e Ri në shtëpitë e tyre. Këto janë ditë festash dhe për të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare kërkohet më shumë angazhim. Të gjithë në detyrë”, u shpreh Proda.

Ai siguroi se asnjë pengesë artificiale nuk do të vijë nga strukturat e Policisë së Shtetit, ndërsa kërkoi bashkëpunim me homologët, që lëvizja të jetë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit.

Në bisedën me drejtorin e Policisë Kufitare të Janinës, Proda kërkoi që në pikën e kalimit në palën greke të punohet me të njëjtin numër sportelesh, duke mundësuar lëvizjen e njëtrajtshme dhe eliminimin e radhëve në hyrje apo dalje.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ismaili: Samiti IV i Diasporës, ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes shqiptarëve

Samiti IV i Diasporës do të zhvillohet në Tiranë në datat 13, 14 dhe 15 prill, duke mbledhur shqiptarë nga…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ismaili: Samiti IV i Diasporës, ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes shqiptarëve

Samiti IV i Diasporës do të zhvillohet në Tiranë në datat 13, 14 dhe 15 prill, duke mbledhur shqiptarë nga…