Ekspozitë me dëshmi nga Burgu i Spaçit, Sula: Kujtesa kolektive, pasuri për shoqërinë tonë

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka ekspozuar sot për herë të parë në Qendrën e Artit “Agimi”, një koleksion të rrallë me ilustrime, dëshmi dhe botime me kryefjalë Spaçin.


Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka ekspozuar sot për herë të parë në Qendrën e Artit “Agimi”, një koleksion të rrallë me ilustrime, dëshmi dhe botime me kryefjalë Spaçin.

Me praninë e të mbijetuarve, familjeve të tyre, aktorë të kujtesës, partnerë etj., shumë të pranishëm u bënë pjesë e këtij aktiviteti që risjellë në vëmendje produkte që fuqizojnë kujtesën e atyre që e kanë vuajtur nën lëkurë përvojën e burgut famëkeq të Spaçit dhe jo vetëm.

AIDSSH ka prodhuar gjashtë produkte mediatike, tekst dhe audiovizuale në funksion të njohjes dhe edukimit, me ngjarje që lidhen me kampin-burg të Spaçit, revoltën e ish-të burgosurve politikë, dënimet e ashpra, keqtrajtimet, punën e detyruar të papaguar.

Në aktivitet u prezantua edhe libri “50 vjet nga revolta në burgun e Spaçit”, një përmbledhje dëshmish autentike.

Drejtuesja e AIDSSH, Gentiana Sula në fjalën e saj theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive, ndriçimit të së kaluarës dhe shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë pasur guximin të përballen me padrejtësitë e regjimit dhe të rezistojnë në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Fuqia e kujtesës tuaj është një pasuri e pazëvendësueshme për shoqërinë tonë. Duke ndarë përvojat dhe dëshmitë tuaja, ju keni hapur dyer për t’u përballur me traumat e së kaluarës, duke krijuar një mundësi për kurim dhe reflektim për të gjithë ne. Kjo na ndihmon jo vetëm në nderimin e atyre që humbën jetën, por gjithashtu që shoqëria jonë të mësojë nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe njerëzore. Pavarësisht përpjekjeve për të shëruar plagët e historisë, rruga për të kuptuar dhe përmbushur borxhin financiar, moral dhe ligjor që Shqipëria ka ndaj jush, mbetet ende e gjatë.

Pavarësisht kësaj ju keni dhënë një leksion të jashtëzakonshëm fisnikërie, faljeje dhe dashurie për jetën dhe njerëzit. Ky leksion na bën më të mirë dhe më të fortë si shoqëri. Sa më thellë e kuptojmë këtë mësim, aq me shumë do të kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë ne. Respekt dhe mirënjohje për ju”, tha ajo.

Ish-të dënuar politikë, të cilët përjetuan kampin-burg të Spaçit dhe revoltën historike, ndanë kujtimet e tyre me audiencën. Gjatë aktivitetit u mbajt një minutë heshtje në nderim të Gëzim Çelës dhe Ylber Merdanit, ish-të dënuar politikë që kanë ndarë dëshmitë e tyre me AIDSSH.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…