Mandati i Xhaçkës, Spiropali: Qëndrimi ynë kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagon pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi sot pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias.

“Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit!”, u shpreh Spiropali në reagim.

“Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar, jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!”, theksoi Spiropali

“Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falënderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time”, u shpreh Spiropali.

Spiropali shprehu bindjen se, ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.