Kingji vizitë në Turqi, vlerësohet bashkëpunimi dhe ndihma për modernizimin e FA

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH (Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë), gjenerallejtnant Arben Kingji, i shoqëruar nga një delegacion i FA, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, Turqi, me ftesë të homologut të tij, gjeneral Metin Gürak.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjenerallejtnant Kingji vendosi kurorë në Memorialin Mauzole në nderim të Mustafa Kemal Ataturk dhe u prit me nderimet më të larta ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në takimin me gjeneral Gürak u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e Mbrojtjes dhe mbështetja e Turqisë në përpjekjet për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Gjenerallejtënant Kingji e vlerësoi rolin e Turqisë për stabilitetin rajonal dhe kontributin në misionet ndërkombëtare, ndërsa mori edhe vlerësime për rolin konstruktiv që Shqipëria luan për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, njofton ministria e Mbrojtjes.

(ATSH)

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…