Balla: Koordinim më efikas mes institucioneve për përmbushjen e rekomandimeve të KE

Më 15 tetor të këtij viti Shqipëria hapi grup-kapitujt e parë me Bashkimin Evropian, një moment tejet i rëndësishëm në këtë proces.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla shprehu sot angazhimin e qeverisë në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Në një takim të mbajtur në Tiranë me koordinatoret e ministrive dhe institucioneve të pavarura, Balla u shpreh se, deri në mars të vitit 2024, janë plotësuar më pak se 1/3-a e rekomandimeve të KE, duke shtuar se nevojitet koordinim më efikas mes institucioneve.

Balla ndau disa problematika të hasura deri tani, të cilat në këtë proces bazohen edhe në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë të vitit 2024, sa i përket ecurisë së zbatimit të rekomandimeve.

“Komisioni Evropian vëren se e drejta e qytetarëve për një administratë të mirë duhet të forcohet edhe më tej.

Sipas të dhënave të ofruara për shembull nga Avokati i Popullit 23 nga 72 rekomandimet e dhëna për vitin 2023 ishin zbatuar plotësisht deri në mars të vitit 2024. Kjo përfaqëson një normë tek më pak se 1/3-a dhe duhet bërë më shumë për të përmirësuar shkallën e zbatimit”, tha Balla.

Ministri nënvizoi se, “nëse i referohemi raporteve të koordinatorëve, kjo shkallë zbatueshmërie varion, është e ndryshme dhe kjo mospërputhje që besoj që e vëmë re të gjithë vjen për shumë arsye ndër të cilat pa dyshim ka ndikuar mungesa e një koordinimi efikas mes institucioneve tona sa i përket zbatimit të rekomandimeve me impakt ndër-sektorial apo multidisiplinar dhe po ashtu mungesa e një metodologjie të standardizuar dhe të mirë përcaktuar të monitorimit të raportit me objektiva dhe afate të matshme për vlerësimin e ecurisë së zbatimit të rekomandimeve”.

Balla theksoi se, “asistenca tanimë e projektit PACEP për hartimin e një metodologjie të harmonizuar natyrshëm do të na krijojë bazat për standardizimin dhe harmonizimin e procesit të raportimit, për të garantuar një koordinim më efikas, një llogaridhënie më të lartë institucionale dhe në tërësi rezultate më të larta në kohë dhe cilësi sa i përket zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura nga institucionet e administratës publike”.

Balla shprehu angazhimin e qeverisë për të vijuar me përmbushjen e të gjitha rekomandimeve si pjesë e pandalshme e procesit të negociatave me BE-në.

“Dua të shpreh angazhimin në emër të qeverisë shqiptare për të vijuar me përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të lëna nga institucionet e pavarura si pjesë e pandalshme dhe e rëndësishme e procesit të integrimit evropian, të realizmit të kësaj aspirate historike për të gjithë shqiptarët”.

Balla tha se, të pranishëm në takim janë edhe përfaqësuesit e rrjetit të koordinatorëve që merren me ndjekjen e zbatueshmërisë së rekomandimeve.

“Është evidente që përmes këtij rrjeti të lehtësojmë komunikimin me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministritë e linjës dhe të arrijmë një qasje të duhur të koordinimit në mënyrë periodike për raportimin e zbatueshmërisë së rekomandimeve dhe të vendimeve të institucioneve të pavarura”, u shpreh ai.

“Deri tani mbi bazë vjetore ministri i Shtetit përmes këtij procesi komunikimi të vazhdueshëm me rrjetin e koordinatorëve ka evidentuar nivelin e angazhimit të deritanishëm të institucioneve shtetërore në lidhje me zbatimin e rekomandimeve që vijnë nga institucionet e pavarura”, tha Balla.

Më 15 tetor të këtij viti Shqipëria hapi grup-kapitujt e parë me Bashkimin Evropian, një moment tejet i rëndësishëm në këtë proces.

Burimi: ATSH

Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për ekonominë e gjelbër

Sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, Shqipëria zë vendin e parë në…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për ekonominë e gjelbër

Sipas raportit të fundit të OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, Shqipëria zë vendin e parë në…