Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll, pritje zyrtare me rastin e Festave të Nëntorit

Konsulli i Përgjithshëm, Armand Shandro: Ditët më të rëndësishme historike të Shqipërisë

Në nderim të 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, organizoi në hotelin historik “Pera Palace”, një pritje zyrtare ku morën pjesë trupi diplomatik i akredituar në Stamboll dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, autoritetet lokale, miq të Shqipërisë dhe komuniteti shqiptar në Stamboll.

Në pritje nderoi me fjalën e saj Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme në Stamboll, Ambasadorja Ayşe Sözen Usluer.

POSTIMI I KONSULLATËS

Gëzuar Festën e Flamurit 🇦🇱, bashkatdhetarë të dashur!

Flamuri ynë, simbol i bashkimit, krenarisë dhe nderimit, mishëron historinë, idealet dhe vlerat që na bëjnë bashkë si popull dhe komb. 🇦🇱

Në nderim të 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, organizoi në hotelin historik “Pera Palace”, një pritje zyrtare ku morën pjesë trupi diplomatik i akredituar në Stamboll dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, autoritetet lokale, miq të Shqipërisë dhe komuniteti shqiptar në Stamboll.

Në fjalën e tij, Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro shprehu falenderimet e rastit dhe mirënjohjen për të gjithë të pranishmit, për kremtimin sëbashku të ditëve më të rëndësishme historike të Shqipërisë, simbol të identitetit tonë kombëtar dhe sovranitetit të Shqipërisë. Z. Shandro theksoi rëndësinë e kahershme të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë si dy vende mike që ndajnë vlera të përbashkëta në kohë por tashmë në një nivel më të lartë në kuadër të partneritetit strategjik.

Në pritje nderoi me fjalën e saj Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme në Stamboll, Ambasadorja Ayşe Sözen Usluer, e cila vlerësoi me nota maksimale miqësinë e vyer mes Shqipërisë dhe Turqisë. Zj. Usluer u shpreh se të dy vendet i bashkon një e ardhme e ndritur në rrugëtimet si aleatë në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Në festimet për Ditën e Pavarësisë dhe përvjetorin e Çlirimit, performuan dy artistë virtuozë nga Shqipëria dhe diaspora, pianistja Almira Emiri dhe tenori Xhoni Jesku, të cilët u mbështetën nga Agjencia Kombëtare e Diasporës. Tingujt e këngëve shqipe “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Lule Bore” i shtuan emocionet e bukura kësaj mbrëmje, ku nuk munguan as elemente tradicionale si vera shqiptare, vaji i ullirit, mjalti dhe çajrat e viseve tona të cilat iu shpërndanë pjesëmarrësve në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare.

Konsullata e RSH-së në Stamboll falenderon “Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë” për angazhimin dhe mundësimin e këtyre produkteve dhe respektivisht Kompanitë Mjalti Morava, vaji ullirit Musai, Kraco dhe kantinat e verërave Belba, Kokoneshi dhe Nurellari.

Gëzuar Shqipëri🇦🇱!

Gëzuar Festën e Flamurit 🇦🇱, bashkatdhetarë të dashur!

Flamuri ynë, simbol i bashkimit, krenarisë dhe nderimit, mishëron historinë, idealet dhe vlerat që na bëjnë bashkë si popull dhe komb. 🇦🇱

Në nderim të 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, organizoi në hotelin historik “Pera Palace”, një pritje zyrtare ku morën pjesë trupi diplomatik i akredituar në Stamboll dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, autoritetet lokale, miq të Shqipërisë dhe komuniteti shqiptar në Stamboll.

Në fjalën e tij, Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro shprehu falenderimet e rastit dhe mirënjohjen për të gjithë të pranishmit, për kremtimin sëbashku të ditëve më të rëndësishme historike të Shqipërisë, simbol të identitetit tonë kombëtar dhe sovranitetit të Shqipërisë. Z. Shandro theksoi rëndësinë e kahershme të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë si dy vende mike që ndajnë vlera të përbashkëta në kohë por tashmë në një nivel më të lartë në kuadër të partneritetit strategjik.

Në pritje nderoi me fjalën e saj Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme në Stamboll, Ambasadorja Ayşe Sözen Usluer, e cila vlerësoi me nota maksimale miqësinë e vyer mes Shqipërisë dhe Turqisë. Zj. Usluer u shpreh se të dy vendet i bashkon një e ardhme e ndritur në rrugëtimet si aleatë në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Në festimet për Ditën e Pavarësisë dhe përvjetorin e Çlirimit, performuan dy artistë virtuozë nga Shqipëria, pianistja Almira Emiri dhe tenori Xhoni Jesku. Tingujt e këngëve shqipe "Rrjedh në këngë e ligjërime" dhe "Lule Bore" i shtuan emocionet e bukura kësaj mbrëmje, ku nuk munguan as elemente tradicionale si vera shqiptare, vaji i ullirit, mjalti dhe çajrat e viseve tona të cilat iu shpërndanë pjesëmarrësve në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare.

Konsullata e RSH-së në Stamboll falenderon "Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë" për angazhimin dhe mundësimin e këtyre produkteve dhe respektivisht Kompanitë Mjati Morava, vaji ullirit Musai, Kraco dhe kantinat e verërave Belba, Kokoneshi dhe Nurellari.

Gëzuar Shqipëri🇦🇱!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Posted by Konsullata Stamboll on Thursday, November 28, 2024

Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, investim që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

Punimet në aksin rrugor Shirokë–Zogaj në Shkodër po vijojnë me intensitet. Ky aks konsiderohet një nga investimet strategjike që nxit…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia