Von der Leyen: Studentët e Kolegjit, udhëheqësit e Europës së sotme dhe të së ardhmes

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se studentët e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë do të jenë udhëheqësit e Europës së sotme dhe të ardhme.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se studentët e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë do të jenë udhëheqësit e Europës së sotme dhe të ardhme.

Në ceremoninë e çeljes së vitit akademik të Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Von der Leyen u shpreh se “dita e sotme është një fillim i ri për të gjithë ju, miq të rinj, një qytet i ri, ëndrra të reja, por kjo ceremoni është shumë më shumë se sa thjeshtë fillimi i një viti të ri akademik në një kampus të ri, sepse Kolegji i Europës është shumë më shumë sesa një universitet i thjeshtë”.

Kur kontinenti ynë ishte shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore një grup pionierësh europianë krijuan një ide vizionare, vijoi Von der Leyen, atë të ndërtimit të një akademie për të krijuar udhëheqësit e ardhshëm, një brez të ri për një fillim të ri.

“Kjo ishte një nga ato tullat e para të integrimit europian, para qymyrgurit e çelikut, e gjitha filloi me një kolegj”, deklaroi Von der Leyen.

Von der Leyen deklaroi se familja europiane po përgatitet të zgjerohet.

“Jemi në një moment historik, pasi familja jonë po përgatitet për ribashkimin e saj, një bashkim në të cilin do të bëhen bashkë të gjithë popujt që jetojnë ndërmjet Detit të Zi dhe Adriatikut”, deklaroi ajo.

Më tej, presidentja Von der Leyen foli dhe për ecurinë e negociatave, ku theksoi se nëse do të vijohet me ritme të larta mund të hapen të gjithë grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm.

“Javën e shkuar së bashku ne hapëm grup-kapitullin e çështjeve themelore dhe e diskutuam që nëse bëjmë punë shumë të mirë atëherë të gjithë grup-kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha ajo.

Pikërisht, theksoi Von der Leyen, në këtë moment vendimtar, të rëndësishëm, qyteti i bukur i Tiranës i uron mirëseardhjen Kolegjit.

(ATSH)

Forumi Boao për Azinë, dhe për botën

Forumi Boao për vitin 2026, u mbajt në Hainan nga 24 deri më 27 mars. Mbledhja e këtij viti është…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forumi Boao për Azinë, dhe për botën

Forumi Boao për vitin 2026, u mbajt në Hainan nga 24 deri më 27 mars. Mbledhja e këtij viti është…