Kina në tërësi stimulon ekonominë. Perëndimi ul normat e interesit

Në kushtet e ekonomisë së re, ekonomia e Kinës po shfaqet përherë e me shumë fleksibël dhe edhe më e qëndrueshme me prirje për rritje


Nga Dr. Enriko Ceko

Në kushtet e ekonomisë së re, ekonomia e Kinës po shfaqet përherë e me shumë fleksibël dhe edhe më e qëndrueshme me prirje për rritje, sepse Qeveria e Kinës dhe Banka Qendrore e Kinës kanë qenë dhe janë të afta të përdorin në harmoni një numër mekanizmash për të ruajtur qëndrueshmërinë në rritje të ekonomisë dhe zhvillimin e saj, ndërsa ekonomit e vendeve të zhvilluara të botës, përfshirë edhe ekonominë amerikane kanë patur mundësi që nën kushtet e ekonomisë së re të bëjnë përpjekje për qëndrueshmëri vetëm dhe vetëm duke luajtur me normat e interesit si i vetmi mekanizëm që ato kanë në dorë.

Banka Qendrore e Kinës/VCG

Banka Qendrore e Kinës/VCG

Përballë lëvizjeve të kushtëzuara të Perëndimit që vetëm me anë të uljes së normave të interesit synon mbajtjen nën kontroll të inflacionit dhe papunësisë, ekonomia e Kinës duket se është shumë më fleksibël dhe e adaptueshme ndaj ngjarjeve të paparashikuara të tregut, pasi lidershipi kinez dhe autoritetet zyrtare (përgjegjëse për politikat fiskale dhe anën financiare, që mishërohet në buxhetin e shtetit) dhe Banka Qendrore e Kinës (që është autoriteti përgjegjës për politikat monetare) po marrin masa të reja për të nxitur zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Konkretisht këto masa synojnë që jo vetëm (1) objektivi vjetor i rritjes ekonomike i Kinës të arrihet dhe të tejkalohet, por edhe (2) të ketë një rigjallërim në vazhdimësi të tregjeve dhe stabilizim të tyre, kryesisht të tregjeve financiare dhe atij të pronave të paluajtshme, (3) të arrihet një rritje efektive e kërkesës së brendshme, (4) të ketë një drejtim të rritjes së moderuar të niveleve të çmimeve dhe (5) një përmirësim të ritmeve të rritjes ekonomike, duke mbajtur nën kontroll inflacionin dhe rritjen e ritmeve të punësimit, sidomos midis të rinjve, një plagë e rëndë sistemi kjo për Perëndimin.

Ulja e normave të interesit kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfaqi një presion të përgjithshëm ndaj ekonomisë botërore dhe specifikisht edhe ndaj ekonomisë kineze.

Përballë kësaj, një zgjidhje e zgjuar është rigjallërimi i tregut të kapitalit dhe tregut të pronave dhe jo thjesht kundërpërgjigjja me mjete monetare si ato të zgjerimit të bazës monetare.

Si përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve, Banka Qendrore e Kinës para disa ditësh prezantoi një sërë rregullimesh të rëndësishme për politikën monetare me synim nxitjen e rritjes ekonomike dhe stabilizimin e tregut të pronave dhe në këtë paketë gjithëpërfshirëse masash synohet kryesisht rritja e likuiditeve në treg dhe deri diku edhe ulja e moderuar e normave të interesit.


Rritet me vrull indeksi i bursave kineze, 30 shtator 2024/VCG

Një nga masat për mbështetjen e sektorit të banesave është ulja me 15% nga 25% e parapagimit minimal për hipotekat e shtëpisë së dytë, duke synuar që edhe transaksionet e mëparshme në këtë treg të rregullohen dhe harmonizohen me masat e reja, duke sjellë kërkesë më të lartë për kredi të kësaj natyre.

Rregullimi dhe harmonizimi i normave të hipotekës për kreditë ekzistuese për shtëpi në një mënyrë të ligjshme, të qëndrueshme dhe të rregullt mund të mbështesë më mirë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të tregut të pasurive të paluajtshme, të parandalojë pronarët e shtëpive nga shlyerja e kredive përpara afatit dhe të sigurojë funksionimin dhe stabilitetin e bankave.

Kjo, sipas specialistëve, “do të ndihmonte në (1) zbutjen e rreziqeve që lidhen me normat e interesit, kredinë, deflacionin dhe shkeljet ligjore, (2) lehtësimin e presionit të ripagimit dhe (3) uljen e kostove të kredisë për pronarët e shtëpive, (4) përmirësimin e bilanceve të familjeve dhe (5) rritjen e kapacitetit dhe vullnetit të konsumit të banorëve”.

Nga kjo nismë kanë për të përfituar mbi 50 milionë familje dhe/ose 160 milionë individëvë, duke kursyer rreth 170 miliardë juanë në shpenzimet vjetore të interesit. Kjo masë shërben si një lehtësim për miliona operatorë, individë dhe familje që të hedhin sytë nga shpenzimet konsumatore. Kjo synon të sigurojë lehtësim për miliona pronarë shtëpish dhe të stimulojë shpenzimet e konsumatorëve.

“Tashmë është më e lehtë të blesh një shtëpi në Kinë”, thonë qytetarët e interesuar. Ulja e norma mesatare e interesit për kredinë e re për shtëpi në masën 3.45 për qind në fund të tremujorit të dytë të vitit 2924 është mjaft domethënëse.

Ndërkaq, në maj të këtij viti, norma e interesit për shtëpinë e parë u ul në 2.85%. Kjo do bëjë që të ulen shpenzimet mesatare vjetore të interesit për familjet me rreth 150 miliardë juanë (21.4 miliardë dollarë), një nxitje thelbësore kjo që sipas specialistëve shërben “për ringjalljen e shpenzimeve konsumatore midis banorëve.” Gjithashtu ka edhe një prirje për shtimin e kredive për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, duke përmbysur trendin rënës.


Banorë në një zyrë të shitjes së apartamenteve/VCG

Vendimi i Bankës qendrore të Kinës për të ulur me 0.5% raportin e rezervës së detyruar (RRR – sasia e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë në rezervë), injekton në ekonominë kombëtare më shumë se një trilion juanë (më shumë se 140 miliardë dollarë) në formën e likuiditeteve në sistemin financiar.

Këto masa të kombinuara edhe me futjen e instrumenteve të reja të shkëmbimit të letrave me vlerë, fondeve dhe kompanive të sigurimit, etj., do lejojë institucionet financiare të shkëmbejnë aktive me likuiditet të ulët për aktive me cilësi të lartë dhe me likuiditet të lartë.

Për këte program, Banka qendrore e Kinës ka dhënë fillimisht 500 miliardë juanë (71 miliardë dollarë) dhe po planifikon të nisë një program marrëveshjeje riblerjeje për të mbështetur blerjet e aksioneve dhe rritjen e aksioneve nga kompanitë e listuara dhe aksionerët e tyre kryesorë, gjë që pritet të sjellë edhe më shumë besim në treg dhe të stabilizojë edhe më shumë çmimet e aksioneve, duke patur parasysh se tregjet e aksioneve A të Kinës u rritën të martën e kaluar me treguesin bazë të Shanghai Composite, që (1) rezultoi me 4.15 për qind në mbyllje të asaj dite, një rezultat i shkëlqyer për tregjet e kapitalit, (2) çmimet e aktiveve kineze javës që shkoi dhe në fillimin e kësaj jave paraqiten me rritje, (3) aksionet A u tregtuan gjithsej 1.46 trilion juanë (208 miliardë dollarë) gjatë të premtes, duke vendosur nivelin më të lartë në tre vitet e fundit, (3) Indeksi Shangai Composite u rrit me 12.81%, që është performanca më e mirë njëjavore që nga nëntori 2008, (4) Indeksi i Shenzhen Composite u rrit me 17.83%, Indeksi ChiNext u rrit me 22.71%, dhe (5) Indeksi Heng Seng gjithashtu u rrit me 9.1 për qind gjatë së njëjtës periudhë, pas një rritjeje prej 5.1 për qind në javën e mëparshme, duke vendosur një nivel të ri për fitimet javore.

Ishte ky skenar që në fakt bëri të mundur që aksionet e pothuajse të tëra kompanive kineze të kuotoheshin më lart në bursë, duke sjellë një besueshmëri edhe më të lartë për këto biznese, dhe në përgjithësi për perspektivën ekonomike të Kinës.


Konsumatorë në një qendër tregtare, Haikou, provincë Hainan, Kinë Jugore, 1 tetor 2024/VCG

Duket se në mjediset e specializuara ekonomike dhe financiare jo vetëm në Kinë, po forcohet mendimi se këto masa që po zbatohen gradualisht dhe masa të tjera që do aplikohen në të ardhmen, do “(1) stimulojnë në mënyrë efektive kërkesën e brendshme, (2) do stabilizojnë nivelet e kredisë dhe (3) do kontribuojnë në një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike.”

Nga ana tjetër, që është edhe aspekti më i rëndësishëm, paketa e fundit e politikave stimuluese të Kinës pritet të nxisë konsumin dhe të kursejë para për miliona familje, i përgjigjet pozitivisht lëvizjeve në tregun e punës dhe nxit edhe më shumë ekonominë individuale dhe familjare, bizneset e vogla dhe të mesme si dhe bizneset e mëdha.

Gjithashtu, Kina po ndërmerr në vazhdimësi iniciativa nxitëse edhe për sektorin e sigurimeve dhe për periudhën 2029 – 2035, fokusi në këtë industri do jetë në (1) ndërmarrjen e masave të fuqishme rregullatore, (2) manaxhimin e rriskut dhe (3) nxitjen e rritjes dhe zgjerimit të kësaj industrie edhe më tej, ndërsa për sektorin e prodhimit Kina, sipas specialistëve, “është fokusuar në rritjen e investimeve në industritë strategjike në zhvillim dhe sektorët e prodhimit të përparuar për të mbështetur më mirë rritjen e forcave të reja prodhuese me cilësi të lartë”.

Në lidhje me këto zhvillime, të enjten që shkoi, udhëheqja e lartë e Kinës mbajti një takim të rëndësishëm për të diskutuar situatën aktuale ekonomike dhe për të përcaktuar planin e punës ekonomike të vendit, takim në të cilin u piketuan pesë çështje për mbështetjen dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve.

Sipas këtyre çështjeve Kina synon të:

1. Mbështesë dhe të zhvillojë tregun e kapitaleve në terma afatgjatë.

2. Ketë fluks më të lartë të kapitaleve afatgjatë për tregun, duke përfshirë fondet e sigurimeve shoqërore, kapitalet e kompanive të sigurimit dhe paratë që vijnë nga projektet e menaxhimit të pasurisë.

3. Inkurajohen bashkimet dhe blerjet e kompanive të listuara në bursë.

4. Reformohet industria e fondeve të përbashkëta në Kinë.

5. Mbrohen investitorëve individualë.

Me këto pesë pika tashmë tregjet e kapitaleve në Kinë kthehen në tregje ideale për investime, që i shpërblejnë investitorët në mënyrë të frytshme në periudhën afat gjatë, ndërsa ekonomia e Kinës përballet me sukses si në tregun vendas ashtu dhe në tregjet ndërkombëtare përballë sfidave të ekonomisë së re, sfida me të cilat gabimisht Perëndimi mendon se mund të përballet vetem me mekanizmin e uljes së normave të interesit.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

“Anës së detit në Himarë”

"Të humbas në trupin tend, Zjarr nga shpirti të të jap, Të ngopem të me zë vend, Kur me dorë…

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Anës së detit në Himarë”

"Të humbas në trupin tend, Zjarr nga shpirti të të jap, Të ngopem të me zë vend, Kur me dorë…