Përfaqësuesi rajonal i Zyrës së OKB-së, Rizzi: Forcim i bashkëpunimit me institucionet shqiptare
Përfaqësuesi rajonal i Zyrës së OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC) për Evropën Juglindore, Danilo Rizzi zhvilloi sot një takim në Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin (MAPA).

Rizzi u prit në takim nga shefja e kabinetit, Fotjona Taçe, me të cilën diskutoi për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis UNODC dhe institucioneve shqiptare.
Rizzi u njoh me të gjitha iniciativat e ndërmarra nga MAPA dhe qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e standardit të integritetit në institucionet publike.
Në qendër të diskutimit ishin dhe fushat konkrete me të cilat MAPA mund të bashkëpunojë me UNODC në vijim.
Zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC) është duke kryer një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të kursit rajonal të UNODC-së për “Skicimin e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin e paligjshëm me fokus tek drogat” që do të mbahet në Durrës deri në datën 27 shtator.
(ATSH)