Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të workshop-it rajonal për modernizimin e parlamenteve përmes Inteligjencës Artificiale


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të workshop-it rajonal për modernizimin e parlamenteve përmes Inteligjencës Artificiale, që po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Moldavisë, të cilët po shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në mbështetje të proceseve parlamentare.

Gjatë takimit u diskutua mbi rolin që teknologjitë e reja mund të luajnë në rritjen e efikasitetit të institucioneve ligjvënëse, përmirësimin e transparencës dhe zgjerimin e aksesit të qytetarëve në informacionin parlamentar.

Inteligjenca Artificiale po sjell ndryshime të rëndësishme në mënyrën e funksionimit të parlamenteve moderne, duke ofruar mundësi të reja për përpunimin e informacionit, menaxhimin e proceseve institucionale dhe komunikimin me publikun.

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të digjitalizimit dhe synon të jetë një nga institucionet udhëheqëse në rajon për modernizimin parlamentar përmes teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë kuadër, u vlerësua edhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja e vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e proceseve të modernizimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…