Rama: Gati të hapë dyert Kolegji i Europës në Tiranë

Kolegji i Evropës është gati të hapë dyert për herë të parë në Tiranë, duke pritur 31 studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master


Kolegji i Evropës është gati të hapë dyert për herë të parë në Tiranë, duke pritur 31 studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master. Gjithçka është gati për të pritur studentët nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa, që nga java e fundit e gushtit, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri në arsimin e lartë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini në shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Manastirliu vizitoi mjediset moderne të kolegjit dhe u takua me stafin administrativ, të cilët kanë filluar punën për të siguruar një vit të suksesshëm akademik për studentët nga vendi, rajoni dhe Evropa në këtë vit të parë të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Kryeministri theksoi se paralelisht, po punohet për projektin e ri të ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.

“Krenarë që ia dolëm të realizonim në një kohë kaq të shpejtë këtë projekt ambicioz, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030”, u shpreh Rama.

Kolegji i Evropës një nga institucionet më të vjetra dhe më të respektuara në Evropë i krijuar me qëllimin për të promovuar bashkëpunimin dhe integrimin evropian, ka luajtur rol kyç në ndërtimin e Bashkimit Evropian.

Hapja e kampusit të parë në Tiranë jo vetëm që shënon një partneritet strategjik mes Shqipërisë dhe institucioneve evropiane, por gjithashtu hap mundësi të mëdha për studentët dhe akademikët nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë. Programet e studimit që ofron Kolegji i Evropës këtu në Tiranë janë me të njëjtat standarde si ato në Kolegjin e Brugge, duke siguruar një cilësi të lartë të mësimit dhe një mjedis të pasur multikulturor dhe ndërkombëtar për studentët.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.