Interes i lartë për aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Rrumbullaku: Do të zgjidhen 100 më të mirët

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit,: Procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe i bazuar tek merita.


Në përfundim të fazës së parë të aplikimeve për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka garantuar se nga aplikuesit do të përzgjidhen 100 më të mirët.

Rrumbullaku, në një deklaratë për mediet garanton se procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe i bazuar tek merita. Ai në fjalën e tij thekson se interesi për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë ka qenë i lartë.

“Mbyllja e fazës së parë të aplikimeve për ndjekjen e studimeve të larta dëshmoi një interes të madh të të rinjve dhe të rejave për të ndjekur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë. I organizuar për herë të parë në portalin “UAlbania”, procesi i pranimit në Akademinë e Sigurisë, si starti i një rruge të rëndësishme për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, dëshmoi shkallën e lartë të besimit të publikut në punën tonë të përditshme”, shprehet Rrumbullaku.

“Në emër të Policisë së Shtetit, dua të garantoj vajzat dhe djemtë që zgjodhën të aplikojnë për t’u bashkuar me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit se, do t’i nënshtrohen një procesi seleksionimi ligjor e transparent, bazuar në shanset e barabarta dhe mosdiskriminimin, për të zgjedhur mes jush 100 më të mirët, të cilët do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025”, nënvizon Rrumbullaku.

Kreu i Policisë së Shtetit, më tej informoi se Akademia e Sigurisë, e akredituar si institucion i arsimit të lartë, me dy njësitë kryesore të saj, Fakultetin e Sigurisë e Hetimit dhe Kolegjin Profesional të Formimit Policor, ofron programe cilësore dhe staf të kualifikuar mësimdhënës.

“Kam qenë i bindur dhe sot kjo bindje më forcohet, kur konstatoj interesin e shtuar të brezit të ri për të qenë pjesë e policisë, se rritja profesionale dhe integriteti i trupës së Policisë së Shtetit janë premisa të rëndësishme për shëndoshjen e organizatës, në përmbushje të misionit për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj krimit e të gjitha paligjshmërive”, përfundon deklarata e Rrumbullakut. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar njoftoi sot martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit Leka II, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar njoftoi sot martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit Leka II, me Zonjushën Blerta Celibashi.