Milo dhe Mihaylov diskutojnë veprimtaritë shkencore dhe arsimore mes dy vendeve

Ambasadorja e Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Inid Milo vizitoi Universitetin e Pyjeve të Sofjes, me ftesë të Rektorit të Universitetit, Hristo Mihaylov


Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Inid Milo vizitoi Universitetin e Pyjeve të Sofjes, me ftesë të Rektorit të Universitetit, Hristo Mihaylov.

Në axhendën e takimit ishin marrëdhëniet aktuale dypalëshe në veprimtaritë shkencore dhe arsimore mes dy vendeve.

Mihaylov e informoi Milon për aktivitetet e Universitetit, i cili sot mëson studentë nga më shumë se 25 vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Deri më tani, studentët shqiptarë kanë marrë pjesë me studentë bullgarë në shkëmbimet Erasmus.

Kontaktet aktuale janë kryesisht në fushën e mjekësisë veterinare.

Theks i veçantë u vu në synimin e Mihaylovit për të krijuar një rrjet të unifikuar ballkanik lidhur me shëndetin e kafshëve dhe njerëzve si një urë marrëdhëniesh midis qarqeve shkencore dhe arsimore.

Mihaylov ftoi Universitetin e Tiranës që të bashkëpunojë për zgjerimin e këtij rrjeti.

Ambasadorja Milo nga ana e saj theksoi se ”po merrej me organizimin e një takimi mes Mihaylovit dhe Artan Hoxhës, rektor i Universitetit të Tiranës”.

Të dyja palët ranë dakord se nevojiten më shumë projekte të përbashkëta në shkencë dhe arsim

Begaj uron zgjedhjen e Justina Shiroka-Pula në krye të shtetit të Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj uron zgjedhjen e Justina Shiroka-Pula në krye të shtetit të Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.