Rama: Në shtator takimet me shqiptarët në Londër e Dyseldorf, përgatitje edhe për në SHBA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se turi i takimeve me shqiptarët jashtë vendit do të vazhdojë në muajin shtator


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se turi i takimeve me shqiptarët jashtë vendit do të vazhdojë në muajin shtator me takimet në Londër dhe Dyseldorf, ndërkohë që do të përgatitet edhe një takim në SHBA.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama vlerësoi se “ka pasur një zhvillim pozitiv domethënës edhe me organizimin e PS-së në emigracion”.

“Kemi zhvilluar 2 takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Në Greqi dhe në Itali takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë njëkohësiht edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës”, tha Rama.

Sipas tij, “ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të PS-së”.

Kryeministri bëri të ditur se turi do të vazhdojë në shtator.

“Kjo, duke qenë se për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem më vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë dhe me të drejtë se në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangnim një takim që pavarësisht se nuk ka të bëjë drejtpëdrejt me zgjedhjet në Britaninë e Madhe, sidoqoftë është një takim politik”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se u gjykua e arsyeshme që të mos bëhej takimi tjetër i Dyseldorfit në një moment shumë afër me ndeshjen e skuadrës sonë kombëtare.

“Nuk do të donim që të krijohej një ide e një përzierjeje të dy gjërave edhe pse takimi ishte organizuar. Prandaj në shtator do të rimarrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, ndërkohë që do të përgatisim një takim edhe në SHBA”, shtoi ai.

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…