Begaj, vizitë zyrtare në Kalabri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe.

Kreu i Shtetit ka parashikuar një seri takimesh me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet drejtuese italiane.

Ky është turi i dytë i vizitës zyrtare pas asaj të zhvilluar tetorin e shkuar, ku u diskutuan nisma për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe.

Kjo vizitë përkon me 100-vjetorin e Anselmo Loreccio-s, një nga figurat e larta arbëreshe, veprimtar i çështjes shqiptare që përbashkoi atdhetarët e Rilindjes shqiptare.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në inaugurimin e vendosjes së monumenteve të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, në ato komuna ku ky simbol ka munguar deri tani, në vijimësi të përpjekjes për të materializuar historinë identitare të kombit e për ta përçuar atë të brezat e ardhshëm.

Lexo më shumë nga

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…