Intensifikim i bashkëpunimit me Spanjën në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së, ambasadorin Ventura, të shoqëruar nga atasheu i Ministrisë së Brendshme të Spanjës dhe nga Oficeri Ndërlidhës pranë Ambasadës së Spanjës në Tiranë.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së, ambasadorin Ventura, të shoqëruar nga atasheu i Ministrisë së Brendshme të Spanjës dhe nga Oficeri Ndërlidhës pranë Ambasadës së Spanjës në Tiranë.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti strategjik i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, duke vënë theksin te mekanizmat efektivë dhe konkretë si operacioni “Nomada” dhe Skuadra e Përbashkët Hetimore, me rezultate të prekshme në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe armëve të zjarrit, si dhe lëvizjes së paligjshme të emigrantëve.

Hita konfirmoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, përmes rritjes së numrit të operacioneve të përbashkëta dhe zgjerimit të shkëmbimit të informacionit në kohë reale.

Gjithashtu, ai vuri theksin te bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës Kombëtare të Policisë së Spanjës, i cili do të shërbejë për modernizimin e mësimdhënies dhe trajnimin profesional të brezit të ri të efektivëve me metoda dhe kurrikula bashkëkohore.

Ndërkohë, ambasadori Ventura shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit si një partner i besueshëm në rajon.

Ai konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e autoriteteve spanjolle për të intensifikuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në fusha të tjera, me objektivin e përbashkët goditjen e krimit ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: 6500 vende të lira pune në Portalin Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: 6500 vende të lira pune në Portalin Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të…