Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po zhvillohen prej 23 ditësh para Kryeministrisë.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po zhvillohen prej 23 ditësh para Kryeministrisë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gogu tha se gjatë turit të zhvilluar në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, si dhe në mbledhjet e grupit parlamentar, janë diskutuar problematikat e ngritura nga qytetarët në zona të ndryshme të vendit.

Sipas tij, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me banorë dhe grupe interesi për të dëgjuar shqetësimet e tyre, duke përmendur edhe takimet me banorët e Zvërnecit.

Gogu komentoi gjithashtu ndikimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale në debatin publik, duke theksuar se në epokën digjitale shpeshherë përmbajtjet me më shumë klikime perceptohen si më të besueshme.

Sipas tij, teknologjia dhe algoritmet po sfidojnë demokracinë liberale dhe ndikojnë në mënyrën se si përhapen informacionet dhe shqetësimet publike.

Duke iu referuar kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e Kryeministrit dhe qeverisë, ministri theksoi se qeveria aktuale ka marrë mandatin përmes zgjedhjeve të 11 majit dhe se detyra e saj është të vijojë qeverisjen në përputhje me rezultatin zgjedhor.

“Detyra e kryeministrit është të qeverisë vendin”, u shpreh Gogu, duke shtuar se ekzekutivi mbetet i hapur për dialog lidhur me çështjet konkrete të ngritura nga qytetarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…