Ibrahimaj: 6500 vende të lira pune në Portalin Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim, për të gjitha nivelet arsimore.


Në Portalin Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive, “Puna.gov.al”, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të shpallura 6500 vende pune.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim, për të gjitha nivelet arsimore.

Portali “Puna.gov.al” ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

“6500 vende të lira pune të shpallura në portalin www.puna.gov.al. Apliko online, shpejt dhe lehtë, në portalin www.puna.gov.al. Nëse keni nevojë për asistencë, drejtohuni pranë zyrës së punës më të afërt, ose na shkruani në email apo në WhatsApp për çdo pyetje apo ndihmë gjatë aplikimit”, shkruan Ibrahimaj, krahas një videoje informuese.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive funksion si portali i vetëm unik ku shpallen të gjitha vendet e lira të punës në administratën publike.

Ky sistem nuk shërben vetëm për shërbimin civil, por përfshin të gjitha strukturat dhe institucionet shtetërore.

Krijimi i kësaj agjencie rrit transparencën dhe aksesin e barabartë në administratën publike, duke e bërë më të thjeshtë për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët të aplikojnë për vendet e punës që u takojnë.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…