Rama: SPAK ka të gjithë mbështetjen time pa kushte

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se SPAK ka të gjithë mbështetjen e tij pa kushte, dhe të PS-së.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se SPAK ka të gjithë mbështetjen e tij pa kushte, dhe të PS-së.

Në një intervistë në Report TV, Rama u shpreh se Partia Socialiste është udhëheqësja dhe fuqia vendimtare në mundësimin e kësaj historie të re në rrugën e shtetit shqiptar që në 1912-ën, ku drejtësia e çliruar nga kthetrat e asaj pjese të pushtetit politik që është edhe në pushtetin ekzekutiv, vepron pa parë majtas dhe djathtas dhe godet, pavarësisht sa mund të dhembë, majtas dhe djathtas.

“Këtë e ka bërë Partia Socialiste. Edhe të tjerët kanë dhënë kontributet e tyre, pa diskutim. Kur më thonë e bënë amerikanët, aty pastaj nuk e përmbaj dot veten për të thënë që amerikanët këtu kanë qenë, që nga ’91 dhe e kanë dashur luftën ndaj korrupsionit në një drejtim të pavarur që nga ’91, pse s’e kanë bërë? Po kështu dhe europianët”, u shpreh Rama.

Sepse, vijoi ai, nuk ka amerikanë dhe europianë dhe nuk ka forcë të jashtme që mund t’i imponojë një vendi asgjë, nëse nuk është së paku një forcë e brendshme e mjaftueshme për të çuar përpara një plan të caktuar.

“Kur kam thënë që Reformën në Drejtësi e duam për një drejtësi që për herë të parë të mos jetë e varur, që një drejtësi të jetë e mosvarur nga pushteti politik nuk kam pasur ndër mend diçka tjetër, as kam imagjinuar diçka tjetër nga çfarë shikoj”, tha ai.

Rama shprehu mbështetjen pa kushte, të tij personale dhe të Partisë Socialiste, ndaj SPAK, për të vazhduar drejt.

“SPAK të vazhdojë drejt. Ka të gjithë mbështetjen time, pa kushte, dhe të PS dhe se çfarë rezervash mund të kem unë apo të kemi ne, janë legjitime, por nuk janë arsye që ne të bëjmë komente në publik sepse në fund të fundit SPAK është një bebe në raport me historinë e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, që janë pushtete me histori”, u shpreh ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…